Ekstradohet nga Belgjika në Kosovë i kërkuari prej Interpol, një tjetër arrestohet në Prishtinë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë dhe institucionet e drejtësisë, sot me datë ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar me inicialet L.B., nga Belgjika për në Kosovë.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet e Belgjikës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizreni për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Po ashtu, sot zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë rajoni i Prishtinës, kanë bërë arrestimi e shtetasit gjerman me inicialet A.J., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhë- arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Spanjës.
Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore./Periskopi/











