Shkruan grafitin “Kosovska Mitrovica” në veri, katër persona shoqërohen në polici

Shkruan grafitin “Kosovska Mitrovica” në veri, katër persona shoqërohen në polici

Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në veri të Mitrovicës, pasi dyshohet se kanë tentuar të shkruajnë grafite në një mural në sheshin e këtij qyteti.

Të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Sipas tij, personat janë ndaluar pasi në një mural në një ndërtesë afër shtatores së Car Llazarit kishin shkruar disa mbishkrime si “Kosovska Mitrovica”, “Millan”, “Luka”, “Petar Pavle” dhe të tjera.

Elshani ka bërë të ditur se për njërin prej tyre është shqiptuar gjobë për vandalizëm, pasi kishte shkruar mbishkrimin “Kosovoska Mitrovica”.

“Kanë qenë duke u përgatitur për ta bërë një mural. I kemi sjellë në stacion të Policisë. Njërit ia kemi shqiptuar një tiketë për vandalizëm për shkak të mbishkrimit ‘Kosovoska Mitrovica’”, ka deklaruar Elshani për Telegrafin.

Ai shtoi se çfardo vendimi i kuvendit komunal apo i kryetarit të Komunës që mund të shkaktoj dyshime tek ne se ekzekutimi i tij mund të shkaktoj prishje të rendit dhe qetësis publike atëhere ne si Polici e Kosovës e dërgojm në MAPL për interpretim para se vendimi të mund të ekzekutohet.

Sipas tij, asnjë aktivitet i tillë nuk mund të realizohet pa miratimin e institucioneve kompetente. /Periskopi/

Të ngjashme
Haradinaj: Politikat e qeverisë po sjellin pasoja shkatërruese për Kosovën

Haradinaj: Politikat e qeverisë po sjellin pasoja shkatërruese për Kosovën

Super ndeshje, Katari shënon ndaj Bosnjës

Super ndeshje, Katari shënon ndaj Bosnjës

Bosnja po shkëlqen, dyfishon avantazhin ndaj Katarit

Bosnja po shkëlqen, dyfishon avantazhin ndaj Katarit

Bosnja shënon ndaj Katarit

Bosnja shënon ndaj Katarit

Bajram Begaj reagon për herë të parë për protestat në Tiranë

Bajram Begaj reagon për herë të parë për protestat në Tiranë

Italia hedh poshtë deklaratat e shefit të NATO-s për 500 aeroplanët amerikanë

Italia hedh poshtë deklaratat e shefit të NATO-s për 500 aeroplanët amerikanë

Grupi B në aksion: Zvicra ndaj Kanadasë, Bosnja përballë Katarit në duele vendimtare

Grupi B në aksion: Zvicra ndaj Kanadasë, Bosnja përballë Katarit në duele vendimtare

Gjyqi i dytë i Thaçit: Gjyqtari shtyn fjalët përmbyllëse, vendimi në fundvit?

Gjyqi i dytë i Thaçit: Gjyqtari shtyn fjalët përmbyllëse, vendimi në fundvit?

Një i mitur gjendet pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës

Një i mitur gjendet pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër drogës dhe grupeve kriminale

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër drogës dhe grupeve kriminale

Hyrje-dalje pa kontroll në qeverisjen e Hetemit, s’ka evidencë se punëtorët shkuan vjet në punë

Hyrje-dalje pa kontroll në qeverisjen e Hetemit, s’ka evidencë se punëtorët shkuan vjet në punë

Xhaka starton ndaj Kanadasë, Jashari në stol

Xhaka starton ndaj Kanadasë, Jashari në stol

0:000:00