Shi i rrëmbyeshëm e rrufe, përkeqësohet moti në disa zona të Shqipërisë

Disa zona në juglindje të Shqipërisë janë përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës.
Përkeqësimi i motit ka sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa zona.
Reshjet intensive të shiut, të shoqëruara me rrufe të fuqishme, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve për disa minuta.
Fenomeni atmosferik është shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike, të cilat janë vërejtur në disa qytete të juglindjes.
Deri më tani nuk është raportuar për dëme apo incidente të rënda.











