Algjeria ankohet zyrtarisht në FIFA për Leo Messin

Fitorja e Argjentinës 3-0 ndaj Algjerisë në Botërorin 2026 është shoqëruar me polemika jashtë fushës.

Federata Algjeriane e Futbollit e ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA për disa vendime të gjyqtarit gjatë ndeshjes, duke vënë në pikëpyetje edhe një rast me Lionel Messin.

Në qendër të debatit është një ndërhyrje e kapitenit argjentinas ndaj mbrojtësit algjerian Aissa Mandi, ku Messi duket se e prek me taka në pjesën e pulpës gjatë një dueli.

Algjerianët pretenduan se ndërhyrja duhej të ndëshkohej me karton të kuq, ndërsa referi Szymon Marciniak dhe sistemi VAR nuk ndërhynë.

Federata e Algjerisë ka kërkuar sqarime nga komisioni i referëve të FIFA-s, duke ngritur shqetësime për konsistencën e vendimeve gjatë turneut.

Përveç aksionit me Messin, algjerianët e kanë përmendur edhe një përplasje tjetër ku Alexis Mac Allister u akuzua për një goditje ndaj Ibrahim Mazës.

Pavarësisht polemikave, Messi ishte protagonisti absolut i sfidës.

Ylli argjentinas e shënoi një tregolësh dhe e barazoi rekordin historik të Miroslav Kloses me 16 gola në Kupat e Botës.

Debati ka ndezur diskutime në opinionin sportiv, ku disa analistë kanë pretenduar se situata duhej rishikuar nga VAR, ndërsa të tjerë e kanë mbrojtur vendimin e gjyqtarit duke e konsideruar një episod të diskutueshëm. /Periskopi/

Të ngjashme
Ngjarje e rëndë në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

Ekspertët: Inflacioni i lartë po rëndon bizneset, varfëron qytetarët

Shqiptarët me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë, valle dhe këngë tradicionale në paradën e dytë rrugëve të Nju Jorkut

Teherani bllokon Hormuzin, SHBA kundërshton: Trafiku detar vijon normalisht

Prishtina nderon shkrimtarin Ben Blushi, romani që trazoi opinionin fiton çmimin “Autori i Vitit”

Delegacionet amerikane dhe iraniane mbërrijnë në Zvicër, pritet të nisin bisedimet

Jashari: Rritja prej 60 eurosh nuk i përmbush kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, Qeveria na anashkaloi në pagën e 13-të

Zeneli pas debutimit në Botëror: Përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën

Vonesa, tejkalime kostosh dhe dobësi në menaxhimin e kontratave në MD

Botërori 2026 arrin 100 gola me ritëm rekord pas 68 vitesh – a janë topi dhe ndërprerjet arsyeja?

Sulme në Gaza, mes viktimave edhe një kameraman i Al Jazeera-s dhe një fëmijë

Dita e 21- të në Tiranë, protestuesit i japin ultimatum vetëm edhe sot Ramës për dorëheqje

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

0:000:00