Më 20 korrik mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

Më 20 korrik mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se më 20 korrik do të mbahet seanca fillestare ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte.

Aktakuza kundër tyre ishte ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, njofton opinionin publik se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.88/2025, e cila ka për objekt shqyrtimi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës – PPS.nr.68/2021 të datës 30.12.2025, kundër të pandehurve Obrad Stevanoviç, Radomir Markoviç, Krsmam Jeliç, Goran Radosavljeviç, Zhivko Trajkoviç, Bogoljub Janiçeviç, Milan Lekiç, Radomir Miliç, Dragan Djorgoviç, Branko Mladenoviç, Dragan Jasoviç, Momçilo Sparavalo, Darko Amanoviç, Srboljub Vujinoviç, Bozhidar Marinkoviç, Zoran Stanojeviç, Milan Josanoviç, Goran Petkoviç, Dragoslav Nikoliç, Çedomir Aksiç dhe Zvonimir Janiçijeviç, për shkak të veprës penale Krimet e Luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e inkriminuar tani sipas nenit 144,145,146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale, gjykimi do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, të cilët kanë qenë të paarritshëm deri më tani.

“Për këtë arsye, përmes këtij njoftimi ju bëhet thirrje të pandehurve, të lartcekur që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente”, thotë kjo gjykatë.

Të ngjashme
Si ka ndryshuar Spanja që nga Botërori i vitit 2022?

Si ka ndryshuar Spanja që nga Botërori i vitit 2022?

Flutura Kusari: KPM po synon t’i disiplinojë mediat e moderatorët kritike ndaj pushtetit duke i kërcënuar me marre licence e mbyllje

Flutura Kusari: KPM po synon t’i disiplinojë mediat e moderatorët kritike ndaj pushtetit duke i kërcënuar me marre licence e mbyllje

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

Arrestohen katër persona në Tiranë, dyshohet se shisnin armë e municion luftarak

Arrestohen katër persona në Tiranë, dyshohet se shisnin armë e municion luftarak

Numërohen 70%, emrat e njëjtë vazhdojnë të kryesojnë në listat e partive

Numërohen 70%, emrat e njëjtë vazhdojnë të kryesojnë në listat e partive

Arrestohet në Prishtinë 21-vjeçari i dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim për grabitje

Arrestohet në Prishtinë 21-vjeçari i dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim për grabitje

Gjenerata e re po troket: 10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026

Gjenerata e re po troket: 10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026

Negociatorët e Katarit udhëtojnë për në Teheran

Negociatorët e Katarit udhëtojnë për në Teheran

Koordinatorja për Zgjedhje takon ud. e Kryprokurorit për bilancin e 7 qershorit: 5 persona të ndaluar dhe 17 vepra me elemente penale

Koordinatorja për Zgjedhje takon ud. e Kryprokurorit për bilancin e 7 qershorit: 5 persona të ndaluar dhe 17 vepra me elemente penale

Që tre orë në Malishevë është ndërprerë numërimi i votave, vëzhgues të Vetëvendosjes po e pengojnë procesin

Që tre orë në Malishevë është ndërprerë numërimi i votave, vëzhgues të Vetëvendosjes po e pengojnë procesin

‘Vdekje, plumbi’, Vjosa Osmani kërcënohet me jetë nga dy mbështetës të VV-së

‘Vdekje, plumbi’, Vjosa Osmani kërcënohet me jetë nga dy mbështetës të VV-së

Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK dhe AAK

Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK dhe AAK

0:000:00