Që tre orë në Malishevë është ndërprerë numërimi i votave, vëzhgues të Vetëvendosjes po e pengojnë procesin

Derisa numërimi i votave po vazhdon edhe në disa komuna të Kosovës, në Malishevë tash e tri orë numërimi është ndërprerë, shkruan Periskopi.
Burime të Periskopit kanë konfirmuar se numërimi i votave është ndërprerë pasi vëzhgues të Lëvizjes Vetëvendosje janë duke ndërhyrë në process.
“Që tre orë numërimi është ndërprerë në palestrën “Habib Zogaj”, për shkak të ndërhyrjes në proces të numërimit nga vëzhgues të VV-së”, tha burimi për Periskopin.
Ndërsa, deri në këto momente, sipas përditësimeve të fundit nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve janë numëruar 68,49% e votave./Periskopi.











