Ky është linku i dosjeve të UFO've në webfaqen e Pentagonit

Ky është linku i dosjeve të UFO've në webfaqen e Pentagonit

Departamenti i Luftës i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar nisjen e një procesi të gjerë për publikimin e dosjeve qeveritare që lidhen me fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), UFO-t dhe mundësinë e jetës jashtëtokësore.

Sipas një deklarate të publikuar më 8 maj 2026, iniciativa po zhvillohet pas një direktive të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili kërkoi “transparencë të plotë” për informacionet që posedon qeveria amerikane mbi këto çështje.

“Do t’i udhëzoj Departamentet dhe Agjencitë përkatëse që të fillojnë procesin e identifikimit dhe publikimit të dosjeve qeveritare që lidhen me jetën aliene dhe jashtëtokësore, fenomenet ajrore të paidentifikuara dhe objektet fluturuese të paidentifikuara”, thuhet në deklaratën e Trump.

Në njoftim bëhet e ditur se Departamenti i Luftës, në bashkëpunim me Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), do të mbikëqyrë procesin e kërkimit, shqyrtimit, deklasifikimit dhe publikimit të dokumenteve historike që lidhen me UAP.

Linku i Pentagonit për UFO'të: KËTU

Autoritetet amerikane thanë se bëhet fjalë për një “ndërmarrje të paprecedentë”, që përfshin shqyrtimin e dhjetëra milionë dokumenteve, shumë prej të cilave ekzistojnë vetëm në formë fizike dhe datojnë prej dekadash.

Sipas deklaratës, materialet do të publikohen në faza, çdo disa javë, sapo të përfundojë procesi i deklasifikimit. “Materialet e arkivuara këtu janë raste të pazgjidhura, që do të thotë se qeveria nuk është në gjendje të marrë një përcaktim përfundimtar mbi natyrën e fenomeneve të vëzhguara”, thuhet në dokument. Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, deklaroi se publikimi i dosjeve synon të sjellë “transparencë të paparë” për publikun amerikan. “Këto dosje, të fshehura pas klasifikimeve, kanë nxitur prej kohësh spekulime të justifikuara – dhe është koha që populli amerikan ta shohë vetë këtë”, tha Hegseth./Periskopi/

Të ngjashme
Punësimi i gruas së Durmishit - Deklarata që Kurti po të kishte mundësi do ta zhdukte nga interneti (VIDEO)

Punësimi i gruas së Durmishit - Deklarata që Kurti po të kishte mundësi do ta zhdukte nga interneti (VIDEO)

Ky është çmimi i derivateve të naftës për ditën e sotme

Ky është çmimi i derivateve të naftës për ditën e sotme

Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës

Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës

Stuhia në Himarë sjell tragjedi: Punëtori humb jetën gjatë riparimit në rrjetin elektrik

Stuhia në Himarë sjell tragjedi: Punëtori humb jetën gjatë riparimit në rrjetin elektrik

“Rruga e lirë, por shoferët zgjedhin trotuarin (VIDEO)

“Rruga e lirë, por shoferët zgjedhin trotuarin (VIDEO)

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë

Stuhia me erëra të forta shkakton dëme në Rahovec, ekipet emergjente në terren

Stuhia me erëra të forta shkakton dëme në Rahovec, ekipet emergjente në terren

Skenderaj nis evidentimin e dëmeve nga breshëri, rreth 60 hektarë grurë të dëmtuar vetëm në Vajnik

Skenderaj nis evidentimin e dëmeve nga breshëri, rreth 60 hektarë grurë të dëmtuar vetëm në Vajnik

Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

Mbi 40 milionë euro në pikëpyetje, Komisioni Evropian shqyrton raportin e Kosovës

Mbi 40 milionë euro në pikëpyetje, Komisioni Evropian shqyrton raportin e Kosovës

SHBA rinis sulmet ndaj Iranit, Trump kërcënon të sulmojë një central bërthamor nëntokësor

SHBA rinis sulmet ndaj Iranit, Trump kërcënon të sulmojë një central bërthamor nëntokësor

Hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”

Hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti