Isa Mustafa: Ata që e dëmtuan LDK-në në vitin 2021, ia bënë sherrin më të madh Kosovës

Isa Mustafa: Ata që e dëmtuan LDK-në në vitin 2021, ia bënë sherrin më të madh Kosovës

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se situata aktuale është pasojë e mbytjes së balancave politike. Sipas tij, dëmtimi që iu bë LDK-së në zgjedhjet e vitit 2021 ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta për Kosovën. “Ata që e dëmtuan LDK-në në vitin 2021 ia bënë sherrin […]

Sipas tij, dëmtimi që iu bë LDK-së në zgjedhjet e vitit 2021 ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta për Kosovën.

“Ata që e dëmtuan LDK-në në vitin 2021 ia bënë sherrin më të madh Kosovës,” është shprehur Mustafa në një prononcim për IndeksOnline, transmeton Periskopi.

Ai ka theksuar se konfigurimi aktual i forcave politike ka krijuar një situatë ku partia në pushtet mund të kandidojë formalisht dy emra për president, ndërsa opozita, sipas tij, nuk arrin të sigurojë votat as për një kandidat të vetëm.

“E sollën situatën që partia në pushtet formalisht mund të kandidoj dy kandidatë për president, ndërkaq partitë opozitare s’mund të bëjnë vota as për një. Këtu nuk duhet fajësuar Vetëvendosjen por ata që i ia krijuan fuqinë, me të cilën , të cilën e kanë problem ta menaxhojnë. Zgjedhja e presidentit apo presidentes varet nga partia e parë”, ka theksuar ai.

Mustafa ka shtuar se përgjegjësia nuk duhet t’i faturohet vetëm LVV, por edhe atyre që, sipas tij, i krijuan asaj fuqinë aktuale, të cilën tashmë e kanë të vështirë ta menaxhojnë.

Në fund, ai paralajmëroi se zgjedhja e presidentit apo presidentes mbetet në dorë të partisë së parë dhe se, në varësi të kalkulimeve politike, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje. Sipas Mustafës, me raportet aktuale ndërmjet forcave politike, rrezikohet vetë balanca demokratike e vendit.

“Po të kenë vullnet e zgjedhin, nëse llogarisin se mund ta shkatërrojnë edhe më shumë opozitën, shkojnë në zgjedhje.”, shtoi ai.

Të ngjashme
Shpend Ahmeti përfundimisht pritet të gjykohet: Nuk i kishte deklaruar 172 mijë euro

Shpend Ahmeti përfundimisht pritet të gjykohet: Nuk i kishte deklaruar 172 mijë euro

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Persona të maskuar grabisin rreth 20 mijë euro në një market në Klinë

Persona të maskuar grabisin rreth 20 mijë euro në një market në Klinë

Kryetari Totaj: Qeveria ia mori Prizrenit mbi 40 milionë euro, qytetarët po e paguajnë çmimin

Kryetari Totaj: Qeveria ia mori Prizrenit mbi 40 milionë euro, qytetarët po e paguajnë çmimin

KPK njofton se e çoi në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

KPK njofton se e çoi në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Nesër dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, kërkohet shkarkimi i Abdixhikut

Nesër dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, kërkohet shkarkimi i Abdixhikut

E tmerrshme: Fillon presioni ndaj nënës e cila publikoi kushtet e mjerueshme në Pediatri

E tmerrshme: Fillon presioni ndaj nënës e cila publikoi kushtet e mjerueshme në Pediatri

Brukseli e emëron gjermanin Dirk Schübel Përfaqësues Special për Kosovë – biografia e diplomatit

Brukseli e emëron gjermanin Dirk Schübel Përfaqësues Special për Kosovë – biografia e diplomatit

Gjini: Partneriteti me Izraelin ka rëndësi strategjike për Kosovën

Gjini: Partneriteti me Izraelin ka rëndësi strategjike për Kosovën

Media izraelite tregon çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK në Gaza krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

Media izraelite tregon çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK në Gaza krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

CNN: Sulmet amerikane po shtohen, SHBA po godet më thellë brenda Iranit

CNN: Sulmet amerikane po shtohen, SHBA po godet më thellë brenda Iranit