Thanë se Khamenei është vrarë, reagon Ministri i Jashtëm i Iranit: Unë e di që është gjallë

Thanë se Khamenei është vrarë, reagon Ministri i Jashtëm i Iranit: Unë e di që është gjallë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se sipas informacioneve që disponon, lideri suprem i Republikës Islamike, Ajatollah Ali Khamenei, është gjallë. Duke folur nga Teherani për NBC News, Araghchi tha se pas sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, dy komandantë iranianë kanë humbur jetën. Megjithatë, ai theksoi se zyrtarë të tjerë […]

Duke folur nga Teherani për NBC News, Araghchi tha se pas sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, dy komandantë iranianë kanë humbur jetën.

Megjithatë, ai theksoi se zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit kanë mbijetuar, përfshirë kreun e gjyqësorit dhe kryetarin e parlamentit.

“Të gjithë zyrtarët e lartë janë gjallë. Pra, të gjithë janë tani në pozicionin e tyre dhe ne po e trajtojmë këtë situatë dhe gjithçka është në rregull”, u shpreh Araghchi.

Sot ka ndodhur një përshkallëzim i madh i luftës midis Izraelit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Izraeli dhe SHBA-ja kanë nisur një seri sulmesh ushtarake kundër objektivave të ushtrisë iraniane. Këto sulme janë bërë kryesisht me raketa dhe avionë luftarakë drejt bazave ushtarake dhe objektivave strategjike në Iran. Qëllimi i Izraelit dhe SHBA-së ishte të dobësonin kapacitetet ushtarake të Iranit dhe të pengonin kërcënimet që sipas tyre vinin nga programet raketore dhe ushtarake iraniane.

Në Teheran dhe në qytete të tjera të Iranit janë dëgjuar shpërthime të fuqishme dhe ka pasur dëme materiale në zona të banuara. Ka raporte për viktima dhe të vrarë, përfshirë civilë.

Pas këtyre sulmeve, Irani ka reaguar menjëherë duke nisur kundërgoditje me raketa dhe dronë drejt bazave ushtarake ku ndodhen forca amerikane dhe, në disa raste, edhe zjarr kundër Izraelit. Kjo ka shkaktuar shpërthime dhe alarme në rajon, sidomos në vende ku stacionohen trupat amerikane.

Situata është shumë e tensionuar dhe ka çuar në frikë për një konflikt më të gjerë rajonal, pasi raketat dhe goditjet po ndikojnë edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme./Periskopi

Mediat izraelite: Ka indikacione se Khamenei është vrarë

Të ngjashme
Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

Kolona te Dheu i Bardhë, 50 minuta pritje për hyrje në kufi

Kolona te Dheu i Bardhë, 50 minuta pritje për hyrje në kufi

E rëndë: Vdes 19-vjeçari nga Vitia në një aksident trafiku në Itali, teksa po kthehej në vendlindje

E rëndë: Vdes 19-vjeçari nga Vitia në një aksident trafiku në Itali, teksa po kthehej në vendlindje

Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh

Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh

Rama kërkon sqarime nga Kallxo.com për profilin “Lule Gjeli”, paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me BIRN

Rama kërkon sqarime nga Kallxo.com për profilin “Lule Gjeli”, paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me BIRN

Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur