Partitë në pritje të ftesës së Kurtit për presidentin

Partitë në pritje të ftesës së Kurtit për presidentin

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në pritje të ftesës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrit Albin Kurti, për nisjen e konsultimeve lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ani pse Kurti ka shtatë ditë që kishte paralajmëruar nisjen e konsultimeve me partitë parlamentare për zgjedhjen e shefit […]

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në pritje të ftesës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrit Albin Kurti, për nisjen e konsultimeve lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ani pse Kurti ka shtatë ditë që kishte paralajmëruar nisjen e konsultimeve me partitë parlamentare për zgjedhjen e shefit të shtetit, në këto dy parti thonë se deri tani nuk ka pasur takime formale mes subjekteve politike. Në Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë treguar se kur Kurti do t’i ftojë partitë për konsultime.

Partia e Kurtit ka pushtetin në vend, derisa mazhoranca e udhëhequr nga ai ka 66 deputetë në Kuvend. Presidentja Vjosa Osmani ka mandat deri më 4 prill 2026, mirëpo sipas Kushtetutës zgjedhja e presidentit duhet të bëhet një muaj para përfundimit të mandatit, në këtë rast më 4 mars. Në të kundërtën, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Presidentja Osmani është e vetmja deri tani që ka shfaqur ambicie për të rikandiduar edhe për një mandat tjetër pesëvjeçar, megjithatë e njëjta nuk ka siguruar 30 nënshkrime të deputetëve për të zyrtarizuar kandidaturën e saj.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, thotë për KosovaPress, se subjekti i tij do të marrë pjesë në çdo takim që thirret për çështjen e presidentit, por ka theksuar se zgjedhja duhet të vijë si rezultat i një marrëveshjeje politike.

I pyetur nëse kanë votë për Vjosa Osmanin, Behrami tha se deri më tani nuk ka pasur kandidaturë zyrtare nga partitë që kanë fituar ulëse në Kuvend. Sipas tij, figura e presidentit apo presidentes duhet të jetë personifikim i unitetit të qytetarëve.

Në pritje të një ftese zyrtare janë edhe në LDK. Deputeti Armend Zemaj ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së presidentit u takon të gjitha subjekteve parlamentare, por mënyra e arritjes së konsensusit duhet të jetë produkt i negociatave politike. Ai ka konfirmuar se brenda LDK-së ende nuk ka një vendim për kandidat, përfshirë edhe Vjosa Osmanin./KP/ Periskopi/

Të ngjashme
SHBA-ja heton nëse Rusia ndihmoi Iranin të godiste objektet e CIA-s në Gjirin Persik

SHBA-ja heton nëse Rusia ndihmoi Iranin të godiste objektet e CIA-s në Gjirin Persik

Adeyemi: Flick më bindi të vija te Barcelona, Messi është më i madhi në histori

Adeyemi: Flick më bindi të vija te Barcelona, Messi është më i madhi në histori

Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë

Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë

Tension i madh në studio, Nexhmedin Spahiu dhe Mustafë Kadriaj gati sa nuk përleshen fizikisht

Tension i madh në studio, Nexhmedin Spahiu dhe Mustafë Kadriaj gati sa nuk përleshen fizikisht

Mbappe rendit gjashtë futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, Messi mbetet i dyti

Mbappe rendit gjashtë futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, Messi mbetet i dyti

Kusari: Rënia e lirisë së medias lidhet me veprimet e partisë në pushtet në raportme gazetarët

Kusari: Rënia e lirisë së medias lidhet me veprimet e partisë në pushtet në raportme gazetarët

Zyra e BE'së reagon pas postimeve të deputetëve te VV, u kërkon partive të mos i bëhet presion KGJK’së për gjyqtarët serbë

Zyra e BE'së reagon pas postimeve të deputetëve te VV, u kërkon partive të mos i bëhet presion KGJK’së për gjyqtarët serbë

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

ShBA tërheq nga tregu rreth 19.2 milionë vezë për shkak të rrezikut nga Salmonella

ShBA tërheq nga tregu rreth 19.2 milionë vezë për shkak të rrezikut nga Salmonella

“Babi, po vdes”, tragjedia e 17-vjeçarit nga Guinea që u burgos për kopjim në provim

“Babi, po vdes”, tragjedia e 17-vjeçarit nga Guinea që u burgos për kopjim në provim

Paralajmërim për përkeqësim të motit, Policia apelon për kujdes në det dhe në rrugë

Paralajmërim për përkeqësim të motit, Policia apelon për kujdes në det dhe në rrugë

Bashkia e Himarës ngre alarmin: Reshje të dendura dhe stuhi gjatë së premtes

Bashkia e Himarës ngre alarmin: Reshje të dendura dhe stuhi gjatë së premtes

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar