Nisin hetimet për manipulim të votave edhe në Pejë

Nisin hetimet për manipulim të votave edhe në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me procesin e numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike. Sipas njoftimit, autorizimi i parë për fillimin e veprimeve hetimore është lëshuar më 19 janar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj. […]

Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me procesin e numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike.

Sipas njoftimit, autorizimi i parë për fillimin e veprimeve hetimore është lëshuar më 19 janar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.

Ndërkohë, veprimet e mëtejshme po zhvillohen me autorizimet e prokurorëve të caktuar nga Kryeprokurorja, në koordinim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Nga dita e sotme ka nisur procesi i intervistimit të komisionarëve, lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike. Ky proces, sipas Prokurorisë, ka për qëllim sqarimin dhe zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Prokuroria Themelore në Pejë bën të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Po ashtu, është bërë e ditur se Prokuroria Themelore në Pejë do ta mbajë të informuar opinionin publik për të gjitha zhvillimet e mëtejshme që lidhen me këtë proces hetimor./Periskopi

Njoftimi i plotë:

Të ngjashme
Bllokimi i mërgimtarëve në kufirin Kroaci-Serbi, këshilltarja shqiptare në qeverinë kroate jep detaje

Bllokimi i mërgimtarëve në kufirin Kroaci-Serbi, këshilltarja shqiptare në qeverinë kroate jep detaje

Bajrami dorëzon kallëzim penal për deponinë në Sferkë të Pejës

Bajrami dorëzon kallëzim penal për deponinë në Sferkë të Pejës

Messi me një mesazh për tifozët argjentinas para finales së sotme

Messi me një mesazh për tifozët argjentinas para finales së sotme

28 vjet nga masakra e Rahovecit

28 vjet nga masakra e Rahovecit

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi

Pejë: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Pejë: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Familjarët rrahën mes vete në Prishtinë, lëndohet një grua – arrestohen katër persona

Familjarët rrahën mes vete në Prishtinë, lëndohet një grua – arrestohen katër persona

Hysni Gucati nesër para Gjykatës në Drenas, nuk dihet arsyeja

Hysni Gucati nesër para Gjykatës në Drenas, nuk dihet arsyeja

Aksidenti i rëndë ku vdiq gazetari i njohur nga Vlora: I lënduar mbeti edhe një 18-vjeçar

Aksidenti i rëndë ku vdiq gazetari i njohur nga Vlora: I lënduar mbeti edhe një 18-vjeçar

Mëngjes i qetë nëpër pikat kufitare, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Mëngjes i qetë nëpër pikat kufitare, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Finale titanësh: Spanja dhe Argjentina sonte në duelin për ‘kurorën e botës’

Finale titanësh: Spanja dhe Argjentina sonte në duelin për ‘kurorën e botës’

Kosova humb 43 milionë euro nga BE-ja, IKD: Vetëm 0.2% e diskutimeve në Kuvend ishin për integrimet europiane

Kosova humb 43 milionë euro nga BE-ja, IKD: Vetëm 0.2% e diskutimeve në Kuvend ishin për integrimet europiane

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë