Kosova humb 43 milionë euro nga BE-ja, IKD: Vetëm 0.2% e diskutimeve në Kuvend ishin për integrimet europiane

Kosova humb 43 milionë euro nga BE-ja, IKD: Vetëm 0.2% e diskutimeve në Kuvend ishin për integrimet europiane

Kosova tashmë ka humbur 43 milionë euro nga Plani i Rritjes, prej mbi 882 milionë eurove sa janë të dedikuara për vendin.

Por, ndërsa dhjetëra milionë euro humbin për shkak të ngecjes së reformave të kërkuara nga Brukseli, deputetët e zgjedhur pothuajse nuk e kanë përmendur fare këtë temë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas monitorimit të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), nga qindra diskutime dhe fjalime të mbajtura në seancat plenare të kësaj legjislature, integrimet evropiane kanë qenë tema më e injoruar dhe më e nënvlerësuar nga deputetët, pa dallim partiak.

Përderisa çështjet si ekonomia dhe financat morën vëmendjen kryesore me 161 fjalime, ndërsa debatet procedurale zunë vendin e dytë me 56 fjalime, agjenda evropiane mbeti pothuajse tërësisht në harresë, shkruan Betimi për drejtësi, transmeton Periskopi.

Nga 21 temat për të cilat u diskutua më së shumti në Kuvend, integrimet evropiane përbënin vetëm 0.2% të fjalimeve. Kjo temë u rendit e 19-ta për nga frekuenca e diskutimeve, duke lënë pas vetëm bujqësinë dhe lirinë e medias.


“Një pjesë e konsiderueshme e fjalimeve, rreth 11%, i përket çështjeve procedurale. Kjo tregon se një segment i rëndësishëm i kohës parlamentare është shpenzuar në çështje teknike, në vend të trajtimit përmbajtësor të politikave publike. Në të njëjtën kohë, disa fusha me rëndësi të lartë publike janë trajtuar në mënyrë shumë të kufizuar. Dialogu Kosovë–Serbi dhe mjedisi përbëjnë secili nga 0.6% të fjalimeve, integrimet evropiane 0.2%, ndërsa të drejtat e komuniteteve 0.4%. Po ashtu, mungon plotësisht trajtimi i disa temave, përfshirë çështjet gjinore, diasporën dhe efikasitetin në qeverisje, për të cilat nuk është evidentuar asnjë fjalim”, thuhet në raportin e publikuar nga IKD, “Monitoruesi i Legjislaturës së X-të”.

“Në vend që integrimet evropiane të fitonin më shumë hapësirë në një periudhë kur Kosova po negocionte përfitimin e qindra milionë eurove nga Bashkimi Evropian, ndodhi e kundërta. Krahasuar me Legjislaturën VIII, vëmendja parlamentare ndaj kësaj teme ra nga 4.49% në vetëm 0.2%, duke e zbritur nga temat kryesore të debatit në një nga temat më të neglizhuara në Kuvend”, thuhet në raportin e IKD-së.

Të ngjashme
Tërmet 5.1 ballë në Peru, një viktimë dhe dhjetë të plagosur

Tërmet 5.1 ballë në Peru, një viktimë dhe dhjetë të plagosur

Kolona në kufi, afro një orë pritjet për hyrje te “Dheu i Bardhë”

Kolona në kufi, afro një orë pritjet për hyrje te “Dheu i Bardhë”

Ronaldo i bindur për finalen: Spanja do ta mposhtë lehtësisht Argjentinën

Ronaldo i bindur për finalen: Spanja do ta mposhtë lehtësisht Argjentinën

Tuchel pas ndeshjes me Francën: Ka zhgënjim, por është medalja e parë që nga 1966, shpresoj që lojtarët të jenë krenarë

Tuchel pas ndeshjes me Francën: Ka zhgënjim, por është medalja e parë që nga 1966, shpresoj që lojtarët të jenë krenarë

Iniesta: Duhet përpjekje kolektive për ta ndalur Messin

Iniesta: Duhet përpjekje kolektive për ta ndalur Messin

Kush do ta fitojë Këpucën e Artë nëse Mbappe dhe Messi përfundojnë të barabartë me gola?

Kush do ta fitojë Këpucën e Artë nëse Mbappe dhe Messi përfundojnë të barabartë me gola?

Haradinaj, 7 vjet pas dorëheqjes nga kreu i Qeverisë: Edhe sot, qëndrimi im mbetet i palëkundur

Haradinaj, 7 vjet pas dorëheqjes nga kreu i Qeverisë: Edhe sot, qëndrimi im mbetet i palëkundur

Publikohen çmimet e derivateve, ja sa është nafta sot

Publikohen çmimet e derivateve, ja sa është nafta sot

Temperaturat e larta: Kufizohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve të rënda

Temperaturat e larta: Kufizohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve të rënda

Ish-portieri i Kolumbisë, Higuita: Askush nuk duhet të habitet nëse Messi do të luajë ende në vitin 2030

Ish-portieri i Kolumbisë, Higuita: Askush nuk duhet të habitet nëse Messi do të luajë ende në vitin 2030

Mbappe bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës

Mbappe bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy të lënduar

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy të lënduar

Çitaku: Serbia po thellon bashkëpunimin me SHBA, Kosova po izolohet përmes kultit të liderit

Çitaku: Serbia po thellon bashkëpunimin me SHBA, Kosova po izolohet përmes kultit të liderit

0:000:00