Murat Jashari refuzon postin e presidentit: Familja Jashari i takon të gjithë shqiptarëve

Murat Jashari refuzon postin e presidentit: Familja Jashari i takon të gjithë shqiptarëve

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, deklaroi të mërkurën se nëse një emër nga familja e heroit kombëtar Adem Jashari do të propozohej për president të Kosovës, kjo do të përbënte një “konsensus automatik” në shoqëri. Megjithatë, një kandidaturë nga familja Jashari nuk pritet të ndodhë. Murat Jashari, në një prononcim për VOXKosova, ka […]

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, deklaroi të mërkurën se nëse një emër nga familja e heroit kombëtar Adem Jashari do të propozohej për president të Kosovës, kjo do të përbënte një “konsensus automatik” në shoqëri.

Megjithatë, një kandidaturë nga familja Jashari nuk pritet të ndodhë.

Murat Jashari, në një prononcim për VOXKosova, ka refuzuar mundësinë për të marrë postin e presidentit.

Ai ka theksuar se familja Jashari “i takon gjithë shqiptarëve” dhe nuk duhet të përfshihet në kalkulime politike të zakonshme.

Sipas tij, një përgjegjësi e tillë do të mund të merrej parasysh vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, si në rast të ndonjë lufte civile apo situate që kërkon unitet dhe sakrificë kombëtare, por jo në kushte normale politike.

Kosova duhet ta zgjedhë presidentin e ri deri më 4 mars, për të shmangur zgjedhje të tjera të parakohshme, pasi mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i vjen fundi më 4 prill.

Osmani aktualisht nuk duket se ka mbështetjen e mjaftueshme parlamentare për t’u rizgjedhur, ndërsa emra të tjerë potencialë nuk janë zyrtarizuar, ndonëse afati po afrohet./Periskopi/

Të ngjashme
E rëndë: I zhdukur prej dy ditësh, 58-vjeçari gjendet i vdekur në një shpellë në Kuçovë

E rëndë: I zhdukur prej dy ditësh, 58-vjeçari gjendet i vdekur në një shpellë në Kuçovë

Bien temperaturat, nesër s’ka kufizime për qarkullimin e automjeteve të rënda

Bien temperaturat, nesër s’ka kufizime për qarkullimin e automjeteve të rënda

Breshër i madh godet Istogun (VIDEO)

Breshër i madh godet Istogun (VIDEO)

Humb betejën me kancerin ish-trajneri i Anglisë dhe legjenda e Liverpoolit

Humb betejën me kancerin ish-trajneri i Anglisë dhe legjenda e Liverpoolit

Shëngjin, nënë e bir rrezikojnë mbytjen, shpëtohen në momentin e fundit

Shëngjin, nënë e bir rrezikojnë mbytjen, shpëtohen në momentin e fundit

FIFA nis hetimet ndaj Argjentinës pas sjelljeve të pahijshme të lojtarëve pas ndeshjes me Spanjën

FIFA nis hetimet ndaj Argjentinës pas sjelljeve të pahijshme të lojtarëve pas ndeshjes me Spanjën

Nuk do ta besoni: Hulumtimi zbulon se si njerëzit mund të jetojnë deri në 156 vjet

Nuk do ta besoni: Hulumtimi zbulon se si njerëzit mund të jetojnë deri në 156 vjet

Trump flet pas finales së Kupës së Botës: Nuk kam asnjë tension me kryeministrin spanjoll

Trump flet pas finales së Kupës së Botës: Nuk kam asnjë tension me kryeministrin spanjoll

Shtatë vjet burg për vjedhjen e vitit 2015 në argjendari në Prizren, Gjykata urdhëron kompensimin e 195 mijë eurove

Shtatë vjet burg për vjedhjen e vitit 2015 në argjendari në Prizren, Gjykata urdhëron kompensimin e 195 mijë eurove

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

30 pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës trajnohen për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

30 pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës trajnohen për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

Familjari i kosovarëve që vdiqën në aksidentin në kufi apelon: Mos spekuloni, prisni vetëm informacionet zyrtare

Familjari i kosovarëve që vdiqën në aksidentin në kufi apelon: Mos spekuloni, prisni vetëm informacionet zyrtare

Shtrenjtohet nafta pas sulmeve të reja amerikane në Iran

Shtrenjtohet nafta pas sulmeve të reja amerikane në Iran