Miratohet Rezoluta për Gjykatën Speciale | Lista Serbe leshon sallen e LDK nuk e voton

Miratohet Rezoluta për Gjykatën Speciale | Lista Serbe leshon sallen e LDK nuk e voton

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Rezolutën për gjyqin në Hagë, shkruan Periskopi Tekstin e Rezolutës e lexoi para deputetëve, Përparim Gruda nga PDK, ndërsa LDK nuk mori pjesë në votim dhe Lista Serbe lëshoi sallën. Rezoluta e plotë: KËRKON nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve […]

Tekstin e Rezolutës e lexoi para deputetëve, Përparim Gruda nga PDK, ndërsa LDK nuk mori pjesë në votim dhe Lista Serbe lëshoi sallën.

Rezoluta e plotë:

  1. KËRKON nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar gjithashtu parimet e transparencës, llogaridhënies dhe kultivimit të besimit të publikut në drejtësi.
  2. KËRKON nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të akuzuarve, përfshirë edhe detyrimet që burojnë nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
  3. KËRKON nga Ombudspersoni i Dhomave të Specializuara, përgjegjësia ekskluzive e të cilit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që të veprojë me pavarësi dhe paanësi të plotë në ushtrimin e këtij funksioni, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe aktet e standardeve ndërkombëtare lidhur me këtë funksion.
  4. INKURAJON të gjitha shtetet demokratike, përfshirë ato financuese dhe mbështetëse të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të bashkohen në thirrjen tonë për respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm – standarde këto që burojnë nga tradita kushtetuese e të gjitha shteteve demokratike dhe akteve e rekomandimeve të miratuara nga mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë, por pa u kufizuar, nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
  5. INKURAJON mekanizmat monitorues për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare e vendore, për monitorim të shtuar të pajtueshmërisë së funksionimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në procese gjyqësore dhe raportimin e shkeljeve të evidentuara.
  6. KONFIRMON zotimin dhe përkushtimin për sigurimin e të gjitha mekanizmave, përfshirë ato financiare, në mbështetje të të drejtave të mbrojtjes së udhëheqësve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara.
  7. KONFIRMON zotimin dhe përkushtimin e plotë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për afirmimin e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shenjtërisë së historisë mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës. Klan Kosova ka siguruar draft rezolutën me 7 pika drejtuar Gjykatës Speciale.

Një rezolutë të tillë e ka miratuar më herët edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Ndërkaq dokumenti i cili pritet t’u dorëzohet deputetëve të legjislaturës së dhjetë, vjen në javën kur në Dhomat e Specializuara të Kosovës paraqiten fjalët përfundimtare në rastin e Prokurorisë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

ZPS ka kërkuar 45 vjet për secilin, 180 në total, për 10 pikat e Aktakuzës duke mos hequr dorë nga asnjëra prej tyre pas gati 3 vitesh gjykim.

Të ngjashme
'Lule Gjeli' kërkon shpëtim, Tomë Gashi i paraqitet në heshtje me “like”

'Lule Gjeli' kërkon shpëtim, Tomë Gashi i paraqitet në heshtje me “like”

Komandanti i KFOR-it: Presim mbështetje nga Serbia për të siguruar llogaridhënie për sulmet e vitit 2023

Komandanti i KFOR-it: Presim mbështetje nga Serbia për të siguruar llogaridhënie për sulmet e vitit 2023

Takim në fshehtësi të plotë: Vjosa Osmani në takim me delegatët e LDK-së që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut

Takim në fshehtësi të plotë: Vjosa Osmani në takim me delegatët e LDK-së që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut

“Zhegrova do të largohet nga Juventusi”, Fiorentina shpreh interesim për të

“Zhegrova do të largohet nga Juventusi”, Fiorentina shpreh interesim për të

Zemaj: Pas zbulimit të “Lule Gjelit” servilët kanë nisur t’i mbyllin profilet e rreme

Zemaj: Pas zbulimit të “Lule Gjelit” servilët kanë nisur t’i mbyllin profilet e rreme

“A ki naj avokat të hajrit”, zbulohet biseda e Lule Gjelit me zëvendësministrin e VV-së, Avni Zogianin

“A ki naj avokat të hajrit”, zbulohet biseda e Lule Gjelit me zëvendësministrin e VV-së, Avni Zogianin

Arrestohet një kosovar në Ulqin, dyshohet për vjedhje nëpër plazhe

Arrestohet një kosovar në Ulqin, dyshohet për vjedhje nëpër plazhe

Ulutash: Pas optimizimit, nëse ka nevojë, trupat e KFOR-it kthehen në Kosovë

Ulutash: Pas optimizimit, nëse ka nevojë, trupat e KFOR-it kthehen në Kosovë

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington

Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington

Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

Musk parashikon fundin e rëndësisë së parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036

Musk parashikon fundin e rëndësisë së parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036