Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

Arsenali po shqyrton mundësinë e një lëvizjeje të madhe në merkaton e verës, pasi në radarët e klubit londinez ka hyrë ylli i Real Madridit, Vinicius Junior.
Sipas gazetarit të besueshëm David Ornstein, interesimi i “Topçinjve” është ende në fazën e hershme dhe deri më tani nuk ka bisedime zyrtare mes Arsenalit dhe Real Madridit për një transferim të brazilianit.
Mikel Arteta dhe drejtuesit e klubit po analizojnë mundësinë e realizimit të një operacioni që do të ishte ndër më të mëdhenjtë në historinë e Arsenalit, megjithëse për momentin nuk ka negociata konkrete.
Vinicius Junior mbetet një nga futbollistët më të rëndësishëm të Real Madridit dhe çdo përpjekje për ta transferuar pritet të jetë jashtëzakonisht e vështirë, si për shkak të vlerës së tij në treg, ashtu edhe rolit kyç që ai ka në skuadrën madrilene.
Për momentin, bëhet fjalë vetëm për një interes fillestar nga ana e Arsenalit, ndërsa mbetet të shihet nëse ky interes do të shndërrohet në bisedime konkrete gjatë javëve në vazhdim.











