Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti, ka reagur pas nisjes së hetimeve ndaj “Lule Gjelit”, profilit anonim në Facebook që linçon kritikët e Lëvizjes Vetëvendosje. Mes tjerash, ai ka zbuluar detaje rreth një takimi të thirrur nga ky person, gjatë kohës sa ai ishte pjesë e partisë në pushtet.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Abazi ka thënë se Lule Gjeli është në shërbim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Dejona Mihalit, e njohur ndryshe si “masha” e VV-së.

Abazi ka zbuluar se në vazhdimësi, ata kanë prodhuar lajme të pavërteta edhe për zyrtarë amerikanë dhe kanë kontribuuar në prishjen e marrëdhënieve me ShBA-të.

“Lule Gjeli është në shërbim të Kurtit dhe Dejona Mihalit në kuadër të LVV-së. Në vazhdimësi, së bashku kanë prodhuar lajme të pavërteta edhe për zyrtarë të lartë të SHBA-së dhe kanë kontribuar në prishjen e marrëdhënieve me SHBA-në duke sulmuar zyrtarët dhe poashtu në bashkëveprim me zyrtarë lokal të ambasadave të huaja në Kosovë, kanë keqinformuar dhe deformuar informacione me qëllim denigrimin dhe eliminimin e kundërshtarëve politik.

Kurti ka përzgjedhur që në SHBA të ketë të tillë si përfaqësues dhe informatorë, ka injoruar Ambasadën dhe patriotët e intelektualët në mërgatë dhe ka angazhuar persona shumica me dosje dhe reputacion shumë të keq e për rrjedhojë kanë marrë urdhra nga ai dhe drejtpërdrejt nga Dejona”, ka shkruar ai.

Abazi ka thënë se “Lule Gjeli” duhet të merret në pyetje për mashtrim dhe konspiracion:

“LVV - Mihali & Kurti and Co. - kanë krijuar tregimin se kinse SHBA-ja ka refuzuar kandidaturën time për Ambasador në SHBA. Ky tregim, mes shumë të tjerash me urdhër të Kurtit dhe Mihalit, është përhapur nga po këta aktorë medialë që sot po e konsiderojnë Lulë Gjelin ashtu siç është, por që janë shërbyer me informata të Lulë Gjelit, Kurtit e Mihalit.

Lulë Gjeli duhet patjetër të merret në pyetje për mashtrim dhe konspiracion, si dhe për fushata denigruese me pasoja të rënda dhe rrezikshmëri të lartë për personalitete zyrtare, përfshirë edhe pengimin e kryerjes së detyrës zyrtare, por së pari duhet të merren në pyetje shefat e Lule Gjelit.

Po ashtu, është koha që ata që kanë përhapur propagandën e Mihalit, Gjelit, Kurtit e Manxhukës, në pritje të vendimeve të gjykatave, të reflektojnë duke filluar me kërkim-falje, ndryshe nuk janë më pak fajtorë sesa vetë Lulë Gjeli”.

Në fund, Abazi ka treguar se e ka takuar “Lule Gjelin” në ShBA në vitin më 2021:

“Publikisht kërkoj nga prokurori që ka marrë rastin në dorë të më dërgojë ftesë për dëgjim lidhur me Lule Gjelin, të cilin e kam takuar në Delaware në vitin 2021 me kërkesën e tij. Hera e parë dhe e fundit që kam komunikuar me atë njeri, por pasojat e luftës speciale kanë vazhduar deri në penetrimin e mediave dhe të opinionit dhe deformimin e së vërtetës”.



Të ngjashme
Tejkaluan kolonën në shirit emergjent, policia ia merr lejën katër shoferëve vendas

Tejkaluan kolonën në shirit emergjent, policia ia merr lejën katër shoferëve vendas

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Pamje dramatike, publikohet momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka – e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Pamje dramatike, publikohet momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka – e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

Kolona te Dheu i Bardhë, 50 minuta pritje për hyrje në kufi

Kolona te Dheu i Bardhë, 50 minuta pritje për hyrje në kufi

E rëndë: Vdes 19-vjeçari nga Vitia në një aksident trafiku në Itali, teksa po kthehej në vendlindje

E rëndë: Vdes 19-vjeçari nga Vitia në një aksident trafiku në Itali, teksa po kthehej në vendlindje

Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh

Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh

Rama kërkon sqarime nga Kallxo.com për profilin “Lule Gjeli”, paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me BIRN

Rama kërkon sqarime nga Kallxo.com për profilin “Lule Gjeli”, paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me BIRN

Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

0:000:00