Arrestohet shefja e kabinetit të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj

Arrestohet shefja e kabinetit të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj

Zhvillimet e fundit në Deçan kanë rikthyer në vëmendje procesin zgjedhor në këtë komunë, pas arrestimit të shefes së kabinetit të kryetarit Bashkim Ramosaj. Sipas konfirmimit nga Prokuroria në Pejë, Manjolla Shala është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, në kuadër të hetimeve që lidhen me parregullsi në procesin e votimit […]

Zhvillimet e fundit në Deçan kanë rikthyer në vëmendje procesin zgjedhor në këtë komunë, pas arrestimit të shefes së kabinetit të kryetarit Bashkim Ramosaj.

Sipas konfirmimit nga Prokuroria në Pejë, Manjolla Shala është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, në kuadër të hetimeve që lidhen me parregullsi në procesin e votimit në Deçan.

Brenda afatit ligjor, pritet të parashtrohet kërkesë për sigurimin e prezencës së saj në procedurë penale.

 

Në janar, nga rezultatet e publikuara pas rinumërimit, rezultoi se kandidati i AAK-së, Hamdi Komoni, ishte ai që kishte humbur më së shumti vota jo vetëm brenda partisë së tij, por edhe krahasuar me kandidatët e partive të tjera në Deçan.

Komonit iu hoqën 188 vota nga rezultati fillestar, duke e çuar totalin në 3,336 vota pas reflektimit në sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të dy rastet burojnë nga i njëjti proces zgjedhor në Deçan dhe lidhen me të njëjtin subjekt politik, AAK-në, e cila mban edhe pushtetin lokal në këtë komunë.

Hetimet e nisura pas evidentimit të parregullsive gjatë rinumërimit pritet të sqarojnë nëse devijimet në vota kanë qenë rezultat i gabimeve teknike apo nëse bëhet fjalë për elemente të veprave penale.

Të ngjashme
“Dallaveret me fletëvotimet në Zagreb” - Prokuroria mbyll hetimet ndaj Martin Berishajt

“Dallaveret me fletëvotimet në Zagreb” - Prokuroria mbyll hetimet ndaj Martin Berishajt

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

Kontrabandë me migrantë: 6 shtetas të huaj gjenden në rimorkion e një kamioni në Gjilan

Kontrabandë me migrantë: 6 shtetas të huaj gjenden në rimorkion e një kamioni në Gjilan

Irani dhe Omani zhvillojnë bisedime për Ngushticën e Hormuzit

Irani dhe Omani zhvillojnë bisedime për Ngushticën e Hormuzit

MINT publikon çmimet e derivateve për 26-27 korrik - kaq është nafta

MINT publikon çmimet e derivateve për 26-27 korrik - kaq është nafta

Kristian Prenga thyen heshtjen pas humbjes: Më falni, nuk ju bëra krenar

Kristian Prenga thyen heshtjen pas humbjes: Më falni, nuk ju bëra krenar

Anthony Joshua “vishet” me flamurin kuqezi (VIDEO)

Anthony Joshua “vishet” me flamurin kuqezi (VIDEO)

Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

E rëndë në Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

E rëndë në Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

Tentim vrasje në Sheshin “Skënderbeu”, një person theret me thikë në shpinë

Tentim vrasje në Sheshin “Skënderbeu”, një person theret me thikë në shpinë

Tetë vjet pa Adem Demaçin

Tetë vjet pa Adem Demaçin

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Aksident në Zonën Industriale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Aksident në Zonën Industriale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar