Sot pritet të përmbyllet rinumërimi, Elezi: KQZ do të caktojë mbledhjen ku shpallën rezultatet përfundimtare

Sot pritet të përmbyllet rinumërimi, Elezi: KQZ do të caktojë mbledhjen ku shpallën rezultatet përfundimtare

Procesi i rinumërimit të vendvotimeve po shkon drejt përfundimit dhe pritet të mbyllet gjatë ditës së sotme. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi. Sipas Elezit, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke u zhvilluar dita e fundit e rinumërimit për vendvotimet për të cilat KQZ […]

Procesi i rinumërimit të vendvotimeve po shkon drejt përfundimit dhe pritet të mbyllet gjatë ditës së sotme. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Sipas Elezit, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke u zhvilluar dita e fundit e rinumërimit për vendvotimet për të cilat KQZ kishte marrë vendim më herët.

“Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar dita e fundit e procesit të rinumërimit të vendvotimeve për të cilat është vendosur më herët nga ana e KQZ-së. Në proces të rinumërimit kanë mbetur të përfshihen më pak se 60 vendvotime që iu takojnë tri komunave: Prishtinë, Suharekë dhe Shtërpcë,” ka deklaruar Elezi për eo.

Ai ka theksuar se i gjithë procesi pritet të përfundojë brenda ditës, ndërsa sa i përket rezultateve përfundimtare, KQZ do të veprojë sipas procedurave ligjore.

“Procesi i rinumërimit do të përmbyllet gjatë ditës së sotme, ndërkaq lidhur me rezultatet përfundimtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ndërkohë do të caktojë mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës do të jetë shpallja e rezultateve përfundimtare dhe për këtë do të njoftojmë me kohë,” ka shtuar ai.

KQZ pritet që pas përmbylljes së rinumërimit të njoftojë opinionin publik për hapat e mëtejmë drejt shpalljes zyrtare të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Të ngjashme
Moti nesër, temperaturat deri në 31 gradë

Moti nesër, temperaturat deri në 31 gradë

I ekstraduari nga Hungaria dyshohet se ishte i përfshirë në rastin “Kobra”

I ekstraduari nga Hungaria dyshohet se ishte i përfshirë në rastin “Kobra”

Rezultatet do të certifikohen nesër, hapet rruga për krijimin e institucioneve të reja – A do të ketë zgjidhje?

Rezultatet do të certifikohen nesër, hapet rruga për krijimin e institucioneve të reja – A do të ketë zgjidhje?

Portieri i Zvicrës bën pritjen më të mirë në Kupën e Botës, shpëton gol të sigurt

Portieri i Zvicrës bën pritjen më të mirë në Kupën e Botës, shpëton gol të sigurt

Daut Haradinaj: Nuk do të lejojmë që ky vend të kthehet prapa

Daut Haradinaj: Nuk do të lejojmë që ky vend të kthehet prapa

SHBA-ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet!

SHBA-ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet!

Fundi i arratisjes, i kërkuari ekstradohet nga Hungaria në Kosovë

Fundi i arratisjes, i kërkuari ekstradohet nga Hungaria në Kosovë

Zjarri përfshin kamionin në Arllat, bagëtitë nxirren në autostradë për t’u shpëtuar

Zjarri përfshin kamionin në Arllat, bagëtitë nxirren në autostradë për t’u shpëtuar

Fermerët e qumështit i reagojnë ashpër Adriana Matoshit: Tërhiqe fjalën “langareca”

Fermerët e qumështit i reagojnë ashpër Adriana Matoshit: Tërhiqe fjalën “langareca”

Zelensky i bën presion NATO-s për sisteme mbrojtëse ajrore pas sulmeve intensive ruse

Zelensky i bën presion NATO-s për sisteme mbrojtëse ajrore pas sulmeve intensive ruse

Dita e 38'të e protestës në Tiranë, protestuesit ‘stacionohen’ para Kryeministrisë: Qëndroni të bashkuar

Dita e 38'të e protestës në Tiranë, protestuesit ‘stacionohen’ para Kryeministrisë: Qëndroni të bashkuar

Publikohen formacionet zyrtare Zvicrër-Kolumbi

Publikohen formacionet zyrtare Zvicrër-Kolumbi

Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar, FIFA gjithmonë…

Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar, FIFA gjithmonë…