Rinumërimi deri në fund të janarit, Elezi tregon kur shpallen rezultatet përfundimtare

Rinumërimi deri në fund të janarit, Elezi tregon kur shpallen rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po planifikon që shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të bëhet në fillim të muajit shkurt të këtij viti. Por, sipas KQZ-së, shpallja e këtyre rezultateve mund të vijë pas përfundimit të procesit të rinumërimit të më shumë se 1 mijë e 800 vendvotimeve […]

Por, sipas KQZ-së, shpallja e këtyre rezultateve mund të vijë pas përfundimit të procesit të rinumërimit të më shumë se 1 mijë e 800 vendvotimeve të mbetura, i cili po planifikohet të përmbyllet deri në fund të muajit janar.

Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar për dinamikën e punës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Aktualisht, numri i ekipeve të angazhuara në procesin e rinumërimit gjatë një dite pune është 76. Bazuar në këtë kapacitet dhe numri i vendvotimeve të mbetura për t’u rinumëruar, planifikojmë dhe po bëjmë përpjekje që i gjithë procesi të përmbyllet deri në fund të muajit janar”, ka thënë Elezi.

Elezi ka thënë se KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar pas përfundimit të rinumërimit, që sipas tij, mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, pasi rinumërimi mund të heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve.

Pas përfundimit të procesit të rinumërimit, KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Ashtu siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre lidhur me këtë rezultat në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme. Natyrisht, procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë edhe nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen e këtyre ankesave dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka shtuar Elezi.

Sipas të dhënave, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve, i cili po realizohet në bazë të dy vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në total, procesi i rinumërimit do të përfshijë të gjitha 2,557 vendvotimet ku është zhvilluar procesi i rregullt zgjedhor më 28 dhjetor 2025.

Sipas vendimit të parë të KQZ-së, të datës 13 janar 2026, ishte paraparë rinumërimi i 914 vendvotimeve, ndërsa me vendimin e dytë, të datës 19 janar 2026, është vendosur që të përfshihen edhe 1,643 vendvotime të tjera, duke e zgjeruar procesin në tërësi./Periskopi/

Të ngjashme
A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

Kolona te Dheu i Bardhë, 50 minuta pritje për hyrje në kufi

Kolona te Dheu i Bardhë, 50 minuta pritje për hyrje në kufi

E rëndë: Vdes 19-vjeçari nga Vitia në një aksident trafiku në Itali, teksa po kthehej në vendlindje

E rëndë: Vdes 19-vjeçari nga Vitia në një aksident trafiku në Itali, teksa po kthehej në vendlindje

Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh

Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh

Rama kërkon sqarime nga Kallxo.com për profilin “Lule Gjeli”, paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me BIRN

Rama kërkon sqarime nga Kallxo.com për profilin “Lule Gjeli”, paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me BIRN

Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë