Ky është i dyshuari për vrasjen e dy izraelitëve në Washington (Video)

Ky është i dyshuari për vrasjen e dy izraelitëve në Washington (Video)

Një ngjarje tragjike ndodhi të mërkurën në mbrëmje pranë Muzeut Hebraik Capital në Washington, ku një burrë dhe një grua – një çift i ri që po përgatitej të fejohej – u vranë nga të shtënat me armë zjarri. Autoritetet amerikane dhe izraelite e kanë konfirmuar vdekjen e tyre. Sulmuesi është identifikuar si Elias Rodriguez, […]

Një ngjarje tragjike ndodhi të mërkurën në mbrëmje pranë Muzeut Hebraik Capital në Washington, ku një burrë dhe një grua – një çift i ri që po përgatitej të fejohej – u vranë nga të shtënat me armë zjarri. Autoritetet amerikane dhe izraelite e kanë konfirmuar vdekjen e tyre.

Sulmuesi është identifikuar si Elias Rodriguez, 30 vjeç, me prejardhje nga Çikago dhe i lidhur me bindje të majta. Sipas deklaratës së policisë, gjatë arrestimit ai ka bërtitur “Liri për Palestinën”, duke ngritur dyshime për një motiv ideologjik pas sulmit.

🚨Attack upon Jews in Washington DC!

Two Israeli Diplomat staff from @IsraelinUSA were shot and killed outside the @AJCGlobal Young Diplomats event at the @CapJewishMuseum and just before that a man barged into the building yelling “Free Palestine.” pic.twitter.com/91V4ed1nSW

— (((Yuval David))) (@YuvalDavid) May 22, 2025

Shefja e Policisë Metropolitane, Pamela A. Smith, bëri të ditur se policia mori disa thirrje për të shtëna rreth orës 21:08 me kohën lokale, në afërsi të kryqëzimit mes rrugës së Tretë dhe rrugës F, në pjesën veriperëndimore të qytetit. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti dy të rritur pa ndjenja dhe pa shenja jete.

Pavarësisht përpjekjeve të ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve, viktimat ndërruan jetë nga plagët e marra. Çifti sapo kishte përfunduar pjesëmarrjen në një aktivitet të organizuar brenda Muzeut Hebraik Capital. Komiteti Hebraik Amerikan (AJC) konfirmoi mbajtjen e një ngjarjeje atë mbrëmje.

Ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, deklaroi se viktimat ishin një çift i ri në prag të fejesës – i riu thuhet se kishte blerë unazën e fejesës po atë javë dhe planifikonte të propozonte në Jerusalem javën që vjen.

Sipas policisë, sulmuesi ishte parë duke u sjellë në mënyrë nervoze përpara muzeut pak para incidentit. Më pas ai iu afrua një grupi prej katër personash, nxori armën dhe qëlloi. Dy prej tyre, fatkeqësisht, humbën jetën në vendngjarje.

Pas të shtënave, Rodriguez hyri në muze, ku u neutralizua nga sigurimi. Gjatë ndalimit, ai tregoi vendin ku kishte hedhur armën, të cilën më pas autoritetet e gjetën.

Policia e ka konfirmuar se nuk kishte pasur më parë ndonjë kërcënim të dokumentuar nga Rodriguez dhe beson se ai ka vepruar i vetëm. Nuk ka indikacione për ndonjë rrezik të mëtejshëm për publikun.

Autoritetet kanë paralajmëruar një konferencë për shtyp, ku pritet të ndahen detaje të tjera rreth rastit tronditës që ka prekur komunitetin lokal dhe më gjerë.

 

Vrasja e dy anëtarëve të stafit të Ambasadës Izraelite në Washtington, Policia në vendin e ngjarjes

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta