73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e lënduar në aksidentin e ndodhur në Mitrovicë pasi u godit nga një automjet është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka treguar për Klankosova se e lënduara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Syla bëri të ditur se pacientja i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve të nevojshme mjekësore dhe më pas është dërguar në sallën e operacionit, ku po trajtohet nga ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anesteziologjisë.
Ai poashtu theksoi se pas përfundimit të ndërhyrjes kirurgjikale, pacientja do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Mjekimit Intensiv.











