Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj sulmeve dhe thirrjeve për bojkot që po i bëhen këngëtarit Yll Limani pas koncertit të tij të fundit, duke i cilësuar ato si një formë të papranueshme të dhunës online.

Ndër të tjera ai shkruan se përditë e më shumë regjistrohet dhune verbale, plot presion e kërcënime ndaj kujtdo që nuk rreshtohet me protestuesit e bulevardit. Ai mori shembull edhe thirrjet rrugëve që bëjnë protestuesit ndaj qytetarëve si “Çohuni nga kafja”.Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Rama tha se nuk e njeh personalisht artistin dhe nuk e dëgjon muzikën e tij, por shtoi se fushata e sulmeve ndaj tij përfaqëson “shprehjen më të neveritshme” të një fenomeni që, sipas tij, po shoqëron protestat e zhvilluara në bulevard.

“Dhuna online ndaj tij, thirrjet e dhunshme për bojkot të koncertit të tij, kërcënimet pas suksesit të mbrëmshëm të tij, i konsideroj si shprehjen më të neveritshme të një fenomeni që po e shoqëron protestën e bulevardit”, shkroi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare kritikoi ashpër atë që e quajti rritje të intolerancës dhe presionit ndaj qytetarëve që nuk mbështesin protestat, duke paralajmëruar se kjo klimë mund të dëmtojë demokracinë dhe debatin publik.Ai tha se po krijohet një “dallgë dhune verbale”, e mbushur me kërcënime, presion dhe gjuhë fyese ndaj kujtdo që nuk rreshtohet me protestuesit.


Sipas Ramës, historia ka treguar se lëvizjet ekstremiste shpesh kanë nisur pikërisht me forma të tilla të presionit shoqëror dhe përjashtimit të mendimeve ndryshe. Në këtë kontekst, ai solli shembuj nga Italia fashiste, Gjermania naziste dhe lëvizja greke “Agimi i Artë”, duke theksuar se imponimi përmes frikësimit nuk mund të zëvendësojë argumentin dhe dialogun demokratik.

Rama nënvizoi se protesta është një e drejtë themelore demokratike dhe duhet respektuar, por shtoi se po aq e rëndësishme është edhe e drejta e qytetarëve për të mos protestuar dhe për të shprehur mendime të ndryshme pa u përballur me sulme apo etiketime.“Kur protesta nxjerr si hije të vetën pretendimin se kush nuk proteston është më pak qytetar, më pak patriot apo më pak shqiptar, atëherë demokracia nuk rrezikohet nga lart, por nga poshtë”, theksoi ai.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

0:000:00