A do të ketë koalicion me LVV?- Lutfi Haziri tregon kush duhet të jetë kryeministër

A do të ketë koalicion me LVV?- Lutfi Haziri tregon kush duhet të jetë kryeministër

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, thotë se nuk do të përfshihen në asnjë koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas tij, nëse kjo e fundit si parti fituese e zgjedhjeve nuk arrin të formojë ekzekutivin dhe radha kalon te partitë e tjera, atëherë janë të hapur për të parë mundësinë e formimit […]

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, thotë se nuk do të përfshihen në asnjë koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, nëse kjo e fundit si parti fituese e zgjedhjeve nuk arrin të formojë ekzekutivin dhe radha kalon te partitë e tjera, atëherë janë të hapur për të parë mundësinë e formimit të qeverisë.

Mirëpo, siç thekson Haziri, qeveria duhet të udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku dhe fokus të jetë programi zgjedhor i LDK-së. Megjithatë, ai deklaron se në takimet e Abdixhikut me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj nuk është diskutuar ndarja e pushtetit, por vetëm është konstatuar gjendja aktuale politike, transmeton Periskopi.

Përkitazi me këtë, Haziri thotë se “LDK-ja nuk do të mban mbi shpinë askënd në interes të Kosovës e aspak në interes të vetin”. Mirëpo, ai e vë në pah edhe rrezikun që vendi të shkojë në një krizë të re politike.

Haziri deklaron se do të respektojnë rezultatin dhe besimin e dhënë nga qytetarët, megjithatë përsërit frazën e famshme të tij se “formimi i qeverisë së ardhshme kalon nga zyrat e LDK-së”.

“Roli jonë është ‘as-as’, duhet lexuar drejt. Nuk është i kushtëzuar dhe që nuk ekziston komunikim. I vetmi mungesë komunikimi që LDK-ja tani e ka është me LVV-në. S’ka as bashkëpunim partiak dhe bashkëpunimi institucional në Kuvend është bërë njëanshëm nga LDK-ja. Sa është lexuar bashkëpunim ai është diçka tjetër, por ne kemi vepruar për qëllime politike më të mëdha. Tash jemi në pozicionin e njëjtë. “Jo”-në tonë karshi bashkëpunimit me LVV-në në formim të ekzekutivit e kemi bërë të qartë. Në anën tjetër, raporti me partitë e dytë dhe partitë tjera që janë në Kuvend, AAK-Nisma dhe pakicat etnike ne kemi bashkëpunim dhe komunikim për aq sa kohë nevojë ky proces zgjedhor. Mirëpo, në shpinë me bartë dikë më jo. LDK-ja në këto 25 vjet i ka mbajtur të gjitha partitë politike në shpinë. Ka dalë e para ia ka dhënë të tretin, po ashtu ka dalë e dyta ka udhëheq qeverinë dhe çdo formulë politike që ka qenë në Kosovë, LDK-ja e ka kapitalizuar në interes të Kosovës dhe shumë më pak në interes të vetin. Këto zyre që po shihni ju prapë mbetën zyre që kalon kryeministri dhe presidenti. Sërish pse e kemi atë rol. Ne nuk jemi arrogant në politikë dhe nuk shantazhojmë politikisht”, tha Haziri për Kosova Press.

Haziri pasi konfirmon takimet e Abdixhikut me liderët e partive të tjera opozitare, thotë se për LDK-në është primare harmonizimi i programit qeverisës, por sipas tij, të njëjtin duhet ta udhëheqë në qeveri lideri i partisë.

Megjithatë, Haziri shprehet se LDK-së nuk duhet t’i bëhet presion publik nga askush për të bërë qeverinë me PDK-në dhe AAK-Nisma.

Duke komentuar akuzat e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj se LDK-ja ka pozicion bllokues në formimin e qeverisë nga opozita, Haziri thekson këso qëndrime nuk presin nga ata që kanë histori bashkëpunimi me LDK-në dhe që dëshirojnë rrugë bashkëpunimi.

Të ngjashme
Mishetiq kritikon Avokatin e Popullit të Speciales: Në 6 vjet s’ke kontaktuar mbrojtjen e Thaçit

Mishetiq kritikon Avokatin e Popullit të Speciales: Në 6 vjet s’ke kontaktuar mbrojtjen e Thaçit

Edhe një kosovar arrestohet nga Serbia

Edhe një kosovar arrestohet nga Serbia

Aktakuza për krime lufte ndaj 6 ish-gardianëve për keqtrajtim të të burgosurve shqiptarë

Aktakuza për krime lufte ndaj 6 ish-gardianëve për keqtrajtim të të burgosurve shqiptarë

“Çdo produkt, i sigurt për konsumim”, vërtetohet që qumështorja Vita njoftoi për uljen e kapacitetit

“Çdo produkt, i sigurt për konsumim”, vërtetohet që qumështorja Vita njoftoi për uljen e kapacitetit

Prishen ndërtime pa leje në bregdetin e Jalës

Prishen ndërtime pa leje në bregdetin e Jalës

Ronaldo tha diçka para penalltisë kundër Kroacisë, ka dy teori rreth asaj që shqiptoi portugezi

Ronaldo tha diçka para penalltisë kundër Kroacisë, ka dy teori rreth asaj që shqiptoi portugezi

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Sahatçiu: 50 për qind e fermerëve të Kosovës e sjellin qumështin te VITA, nuk kemi asgjë për të fshehur

Sahatçiu: 50 për qind e fermerëve të Kosovës e sjellin qumështin te VITA, nuk kemi asgjë për të fshehur

Iu vodhën para çiftit të turistëve duke i kërcënuar me armë, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Shkodër

Iu vodhën para çiftit të turistëve duke i kërcënuar me armë, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Shkodër

Pamje të rënda, konfirmohet therja me thikë në Drenas, policia jep detaje

Pamje të rënda, konfirmohet therja me thikë në Drenas, policia jep detaje

AKB: Çdo goditje ndaj “Vita”-s është goditje ndaj prodhimit vendor, fermerëve dhe ekonomisë së Kosovës

AKB: Çdo goditje ndaj “Vita”-s është goditje ndaj prodhimit vendor, fermerëve dhe ekonomisë së Kosovës

Një person dyshohet se është plagosur me thikë në Drenas

Një person dyshohet se është plagosur me thikë në Drenas

Drejtori i “Vita” apelon te Ministria: Publikoni rezultatet, jemi gati t’i kthehemi punës që sot

Drejtori i “Vita” apelon te Ministria: Publikoni rezultatet, jemi gati t’i kthehemi punës që sot