Sahatçiu: 50 për qind e fermerëve të Kosovës e sjellin qumështin te VITA, nuk kemi asgjë për të fshehur

Sahatçiu: 50 për qind e fermerëve të Kosovës e sjellin qumështin te VITA, nuk kemi asgjë për të fshehur

Juristi Lekë Sahatçiu ka thënë se 50 për qind e fermerëve të Kosovës e sjellin qumështin te fabrika për përpunimin e qumështit, VITA.

Ai u shpreh se kjo ka ardhur si rezultat i punës së kësaj fabrike që ndër vite ka fituar besimin e fermerëve dhe konsumatorëve.


“Siç e dimë të gjithë, qumështorja VITA që 20 vjet është në treg dhe është zhvilluesi kryesor i të gjithë industrisë së qumështit”, tha Sahatçiu në konferencë për media.


“Gjatë 20 vjetëve, sigurisht edhe ne jemi rritur me partnerët tanë që janë fermerët, që është pjesa kryesore dhe partnerët tanë kryesorë, pra fermerët e fabrikës sonë”.


“Statistikisht, fabrika e qumështit VITA, përpunimit të qumështit, pranon nga të gjithë fermerët e Republikës së Kosovës. Statistikisht 50 për qind të fermerëve të Republikës së Kosovës sjellin qumësht te ne dhe ne e grumbullojmë qumështin e tyre”.


“Kjo sigurisht ka ardhur edhe si pasojë e rezultateve dhe besimit që fermerët dhe konsumatorët tanë e kanë ndaj neve”.


Sahatçiu madje tha se VITA është aq transparente, sa që institucionet mund të hapin një zyrë te kjo fabrikë pasi ata nuk kanë asgjë për të fshehur.


“Dëshirojmë të bëjmë diçka tjetër të qartë që gjithashtu ka qenë pjesë e diskutimit publik, është që nëse kemi pasur hezitim që të inspektohemi nga AVUK-u apo nga ndonjë institucion tjetër kompetent. Kjo është tërësisht e pavërtetë, gjithmonë jemi në koordinim me AVUK-un dhe çdo institucion tjetër kompetent”.

“Gjithmonë kemi bashkëpunuar me ta dhe bashkëpunojmë me ta. Madje mundemi me shku edhe pak ma larg, e mundemi me thanë që nëse është e nevojshme nga AVUK-u apo nga çfarëdo institucioni tjetër kompetent, të hapin një zyrë në fabrikën e VITA-s, aq transparent e kemi procesin dhe nuk kemi asgjë për të fshehur”./Periskopi

Të ngjashme
Ronaldo tha diçka para penalltisë kundër Kroacisë, ka dy teori rreth asaj që shqiptoi portugezi

Ronaldo tha diçka para penalltisë kundër Kroacisë, ka dy teori rreth asaj që shqiptoi portugezi

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Iu vodhën para çiftit të turistëve duke i kërcënuar me armë, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Shkodër

Iu vodhën para çiftit të turistëve duke i kërcënuar me armë, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Shkodër

Pamje të rënda, konfirmohet therja me thikë në Drenas, policia jep detaje

Pamje të rënda, konfirmohet therja me thikë në Drenas, policia jep detaje

AKB: Çdo goditje ndaj “Vita”-s është goditje ndaj prodhimit vendor, fermerëve dhe ekonomisë së Kosovës

AKB: Çdo goditje ndaj “Vita”-s është goditje ndaj prodhimit vendor, fermerëve dhe ekonomisë së Kosovës

Një person dyshohet se është plagosur me thikë në Drenas

Një person dyshohet se është plagosur me thikë në Drenas

Drejtori i “Vita” apelon te Ministria: Publikoni rezultatet, jemi gati t’i kthehemi punës që sot

Drejtori i “Vita” apelon te Ministria: Publikoni rezultatet, jemi gati t’i kthehemi punës që sot

Rasti i qumështores “Vita”, Vetëvendosje publikon një deklaratë të Kurtit për sigurinë ushqimore

Rasti i qumështores “Vita”, Vetëvendosje publikon një deklaratë të Kurtit për sigurinë ushqimore

“150 mijë euro për ta vrarë” , detaje tronditëse të atentatit ndaj gazetares Daphne Caruana Galizia në Malta

“150 mijë euro për ta vrarë” , detaje tronditëse të atentatit ndaj gazetares Daphne Caruana Galizia në Malta

"VAR po përdoret në mënyrë selektive bazuar në madhësinë e ekipit, nuk kishte penallti", Modric shfryen pas eliminimi

"VAR po përdoret në mënyrë selektive bazuar në madhësinë e ekipit, nuk kishte penallti", Modric shfryen pas eliminimi

Gjykata anulon raundin e dytë në zgjedhjet për anëtarë të KGjK-së nga Gjykata Supreme, urdhëron certifikimin e rezultatit të parë për Memajn dhe Thaqin

Gjykata anulon raundin e dytë në zgjedhjet për anëtarë të KGjK-së nga Gjykata Supreme, urdhëron certifikimin e rezultatit të parë për Memajn dhe Thaqin

“Irani është shuar ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

“Irani është shuar ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

0:000:00