Hapet shkolla e aviacionit në Shqipëri, Rama: Kosova mund të stërvitet këtu, kam ngarkuar ministrin e Mbrojtjes për këtë çështje

Hapet shkolla e aviacionit në Shqipëri, Rama: Kosova mund të stërvitet këtu, kam ngarkuar ministrin e Mbrojtjes për këtë çështje

Shqipëria ka hapur zyrtarisht Shkollën Kombëtare të Fluturimit, një projekt që sipas kryeministrit Edi Rama shënon një kapitull të ri për Forcat e Armatosura dhe një hap të rëndësishëm në modernizimin e kapaciteteve ushtarake të vendit.


Rama tha se ky institucion i ri përfaqëson një pikë kthese jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për sigurinë rajonale, duke theksuar se shkolla do të funksionojë sipas standardeve të NATO-s për trajnimin e pilotëve ushtarakë.

Ai nënvizoi se shkolla është hapur edhe për kandidatët nga Kosova, duke shtuar se Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është ngarkuar të komunikojë me homologun e tij në Kosovë për të vlerësuar interesimin për trajnimin e pilotëve të ardhshëm në këtë institucion.

Sipas tij, projekti fillimisht është pritur me skepticizëm, por sot është bërë realitet dhe po hap mundësi të reja për të rinjtë që synojnë karrierë në aviacionin ushtarak.

“U prit me humor si fillim, pastaj vazhdoi me akuza për falimentim dhe ja ku jemi sot shkolla kombëtare e fluturimit çel dyert e saj. KAYO ka marrë formë të plotë me një sërë partneritetesh. Sot forca jonë e armatosur është më e mirëpaguara në rajon dhe ambicia jonë është që në rrugën drejt BE, ata do të jetë në mesataren e forcave të NATOs- përsa i përket kontributit të shtetit të taksapaguesve për pagat e tyre.

Jem duke përjetuar një kapitull të ri në raportin e rinisë në forcat e armatosura. E kemi nisur me vështirësi për të afruar të rinjtë, por sot është më e vështirë të zgjedhësh mes kandidatitëve dhe kjo shkollë është një tjetër shembull. Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish, ndërkohë që shkolla jonë kombëtare është e hapur dhe për të stërvitur e të cerftikuar, pilotët e rinj të vendeve t NATO-s në vendin tonë, duke nisur nga Kosova”, tha Rama.


Ai shtoi se po shqyrtohen edhe bashkëpunime ndërkombëtare në fushën e trajnimit, përfshirë eksperienca nga Izraeli, ndërsa theksoi se projekti është pjesë e një strategjie më të gjerë për forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe emergjencave civile.

Rama përmendi gjithashtu investimet në flotën ajrore dhe shtimin e kapaciteteve për ndërhyrje në raste emergjencash, veçanërisht gjatë sezonit të zjarreve, duke theksuar se helikopterët ushtarakë janë aktualisht në operim dhe pritet zgjerim i mëtejshëm i flotës.

Sipas tij, me aktin e ri normativ, Shqipëria synon të rrisë ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake dhe civile, duke u pozicionuar si një nga vendet me gatishmërinë më të lartë në rajon.

Në fund, ai bëri të ditur se është në plan edhe hapja e një shkolle për forcat speciale, si pjesë e reformave të vazhdueshme në sektorin e mbrojtjes.

Të ngjashme
I caktohen 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar nga Serbia

I caktohen 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar nga Serbia

Ministria e Brendshme serbe pretendon se Osman Selmani vrau një çift serb në Sofali

Ministria e Brendshme serbe pretendon se Osman Selmani vrau një çift serb në Sofali

Çmimet e naftës stabilizohen mes përpjekjeve për paqe SHBA–Iran

Çmimet e naftës stabilizohen mes përpjekjeve për paqe SHBA–Iran

Shifra marramendëse: Një biletë për ndeshjen Mekiskë – Angli shkon deri në 30 mijë dollarë

Shifra marramendëse: Një biletë për ndeshjen Mekiskë – Angli shkon deri në 30 mijë dollarë

Mishetiq kritikon Avokatin e Popullit të Speciales: Në 6 vjet s’ke kontaktuar mbrojtjen e Thaçit

Mishetiq kritikon Avokatin e Popullit të Speciales: Në 6 vjet s’ke kontaktuar mbrojtjen e Thaçit

Edhe një kosovar arrestohet nga Serbia

Edhe një kosovar arrestohet nga Serbia

Aktakuza për krime lufte ndaj 6 ish-gardianëve për keqtrajtim të të burgosurve shqiptarë

Aktakuza për krime lufte ndaj 6 ish-gardianëve për keqtrajtim të të burgosurve shqiptarë

“Çdo produkt, i sigurt për konsumim”, vërtetohet që qumështorja Vita njoftoi për uljen e kapacitetit

“Çdo produkt, i sigurt për konsumim”, vërtetohet që qumështorja Vita njoftoi për uljen e kapacitetit

Prishen ndërtime pa leje në bregdetin e Jalës

Prishen ndërtime pa leje në bregdetin e Jalës

Ronaldo tha diçka para penalltisë kundër Kroacisë, ka dy teori rreth asaj që shqiptoi portugezi

Ronaldo tha diçka para penalltisë kundër Kroacisë, ka dy teori rreth asaj që shqiptoi portugezi

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Sahatçiu: 50 për qind e fermerëve të Kosovës e sjellin qumështin te VITA, nuk kemi asgjë për të fshehur

Sahatçiu: 50 për qind e fermerëve të Kosovës e sjellin qumështin te VITA, nuk kemi asgjë për të fshehur

0:000:00