AKB: Çdo goditje ndaj “Vita”-s është goditje ndaj prodhimit vendor, fermerëve dhe ekonomisë së Kosovës

AKB: Çdo goditje ndaj “Vita”-s është goditje ndaj prodhimit vendor, fermerëve dhe ekonomisë së Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) sot mbajti konferencën për media ku shprehi shqetësim të madh ndaj zhvillimeve që kanë prekur qumështoren “Vita”, një nga emrat më të rëndësishëm të industrisë së qumështit në Kosovë.

Mbyllja apo kufizimi i aktivitetit të një industrie të tillë nuk është vetëm një vendim teknik – është një goditje direkte ndaj prodhimit vendor dhe ekonomisë kombëtare.

Ne e përsërisim qartë:“Një shtet që nuk mbron prodhimin e vet, përfundon i varur nga importi.”

Prodhimi vendor nuk mund të zëvendësohet me produkte të huaja pa pasoja të rënda ekonomike dhe sociale. Çdo hap që dobëson këtë sektor, dobëson fermerin kosovar, punëtorin vendor dhe stabilitetin ekonomik të vendit, raporton EO, transmeton Periskopi.

Në këtë kontekst ne theksojmë qartë:“Qumështi ‘Vita’ nuk mund të zëvendësohet me produkte të importuara si ‘Moja Kravica’ apo marka të tjera të huaja, sepse kjo nënkupton zhvendosje të vlerës ekonomike nga Kosova drejt tregjeve të jashtme.”

z. Agim Shahini, Kryetar I AKB-ës thekson qartë se çdo biznes që operon në Republikën e Kosovës duhet t’i nënshtrohet kontrollit dhe mbikëqyrjes nga institucionet kompetente, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Inspektimet dhe kontrollet janë të domosdoshme për garantimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e shëndetit publik dhe respektimin e standardeve ligjore, dhe ato duhet të zhvillohen rregullisht për të gjithë operatorët ekonomikë, pa asnjë përjashtim.

Megjithatë, këto kontrolle duhet të realizohen në mënyrë profesionale, të paanshme, transparente dhe proporcionale, duke respektuar procedurat ligjore dhe duke trajtuar të gjithë bizneset në mënyrë të barabartë, pa krijuar perceptimin e presionit selektiv apo ndikimit të interesave politike ose ekonomike.

Nëse veprime të tilla janë rezultat i ndikimeve të mundshme të lobimeve tregtare apo interesave të importit, atëherë duhet të jemi të sinqertë me qytetarët: tregu nuk do të qëndrojë indiferent.

“Çdo përpjekje për të zëvendësuar prodhimin vendor me import të imponuar ekonomikisht do të përballet me reagimin te AKB-ës dhe e konsumatorve kosovar.

AKB nuk bën thirrje për konflikt, por për vetëdijesim ekonomik. Konsumatori kosovar ka treguar gjithmonë se mbështet prodhimin vendor dhe e di vlerën e tij.

Ne kërkojmë:

  1. Rishqyrtim të menjëhershëm të vendimeve që prekin industrinë e qumështit;
  2. Mbrojtje institucionale të prodhimit vendor;
  3. Transparencë të plotë në vendimmarrje;
  4. Ndërprerje të çdo praktike që krijon pabarazi midis prodhimit vendor dhe importit.

Kosova nuk mund të ndërtojë ekonomi të fortë duke dobësuar sektorët e saj strategjikë. Industria e qumështit është një prej tyre.

Aleanca Kosovare e Bizneseve do të vazhdojë të jetë zëri i fuqishëm i prodhuesve vendorë dhe i ekonomisë kombëtare.

“Pa prodhim vendor nuk ka ekonomi të qëndrueshme – ka vetëm varësi.”/Periskopi/

Të ngjashme
Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Sahatçiu: 50 për qind e fermerëve të Kosovës e sjellin qumështin te VITA, nuk kemi asgjë për të fshehur

Sahatçiu: 50 për qind e fermerëve të Kosovës e sjellin qumështin te VITA, nuk kemi asgjë për të fshehur

Iu vodhën para çiftit të turistëve duke i kërcënuar me armë, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Shkodër

Iu vodhën para çiftit të turistëve duke i kërcënuar me armë, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Shkodër

Pamje të rënda, konfirmohet therja me thikë në Drenas, policia jep detaje

Pamje të rënda, konfirmohet therja me thikë në Drenas, policia jep detaje

Një person dyshohet se është plagosur me thikë në Drenas

Një person dyshohet se është plagosur me thikë në Drenas

Drejtori i “Vita” apelon te Ministria: Publikoni rezultatet, jemi gati t’i kthehemi punës që sot

Drejtori i “Vita” apelon te Ministria: Publikoni rezultatet, jemi gati t’i kthehemi punës që sot

Rasti i qumështores “Vita”, Vetëvendosje publikon një deklaratë të Kurtit për sigurinë ushqimore

Rasti i qumështores “Vita”, Vetëvendosje publikon një deklaratë të Kurtit për sigurinë ushqimore

“150 mijë euro për ta vrarë” , detaje tronditëse të atentatit ndaj gazetares Daphne Caruana Galizia në Malta

“150 mijë euro për ta vrarë” , detaje tronditëse të atentatit ndaj gazetares Daphne Caruana Galizia në Malta

"VAR po përdoret në mënyrë selektive bazuar në madhësinë e ekipit, nuk kishte penallti", Modric shfryen pas eliminimi

"VAR po përdoret në mënyrë selektive bazuar në madhësinë e ekipit, nuk kishte penallti", Modric shfryen pas eliminimi

Gjykata anulon raundin e dytë në zgjedhjet për anëtarë të KGjK-së nga Gjykata Supreme, urdhëron certifikimin e rezultatit të parë për Memajn dhe Thaqin

Gjykata anulon raundin e dytë në zgjedhjet për anëtarë të KGjK-së nga Gjykata Supreme, urdhëron certifikimin e rezultatit të parë për Memajn dhe Thaqin

“Irani është shuar ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

“Irani është shuar ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

Një qytetar pretendon se policia serbe e dënoi me 600€ në kufi për fotot me emblemën e UÇK-së

Një qytetar pretendon se policia serbe e dënoi me 600€ në kufi për fotot me emblemën e UÇK-së

0:000:00