Mishetiq kritikon Avokatin e Popullit të Speciales: Në 6 vjet s’ke kontaktuar mbrojtjen e Thaçit

Mishetiq kritikon Avokatin e Popullit të Speciales: Në 6 vjet s’ke kontaktuar mbrojtjen e Thaçit

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, ka reaguar ndaj deklaratave të Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, Pietro Spera, i cili në një video të publikuar sot foli për rolin e tij në mbikëqyrjen e kushteve të paraburgimit.


Në video, Spera tha se gjatë ushtrimit të mandatit të tij u ka ofruar të paraburgosurve mundësinë e takimeve private dhe konfidenciale, duke përmedn se disa prej tyre kanë pranuar të takohen me të, ndërsa të tjerë jo.

Pas kësaj deklarate, Mishetiq ka reaguar përmes rrjetit social “X”, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si është ushtruar ky mandat.

Sipas tij, ndonëse Spera e përshkruan veten si një autoritet të pavarur për monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të të akuzuarve, ai nuk ka kontaktuar asnjëherë ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit gjatë gjashtë viteve të fundit.

Mishetiq ka bërë edhe një krahasim me Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, për të cilin tha se ka qenë vazhdimisht në komunikim me mbrojtjen në kuadër të aktiviteteve të tij monitoruese.

“Ndërsa Avokati i Popullit i DHSK-së thotë se mandati i tij është të ‘monitorojë, mbrojë dhe të mbrojë në mënyrë të pavarur’ të drejtat themelore të të akuzuarve, ai nuk i ka kontaktuar avokatët e Hashim Thaçit as edhe një herë në gjashtë vjet. Në të kundërt, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, ka kontaktuar në mënyrë aktive si pjesë e përpjekjeve të tij të monitorimit”, ka shkruar Mishetiq në “X”.

Të ngjashme
Hapet shkolla e aviacionit në Shqipëri, Rama: Kosova mund të stërvitet këtu, kam ngarkuar ministrin e Mbrojtjes për këtë çështje

Hapet shkolla e aviacionit në Shqipëri, Rama: Kosova mund të stërvitet këtu, kam ngarkuar ministrin e Mbrojtjes për këtë çështje

Çmimet e naftës stabilizohen mes përpjekjeve për paqe SHBA–Iran

Çmimet e naftës stabilizohen mes përpjekjeve për paqe SHBA–Iran

Shifra marramendëse: Një biletë për ndeshjen Mekiskë – Angli shkon deri në 30 mijë dollarë

Shifra marramendëse: Një biletë për ndeshjen Mekiskë – Angli shkon deri në 30 mijë dollarë

Edhe një kosovar arrestohet nga Serbia

Edhe një kosovar arrestohet nga Serbia

Aktakuza për krime lufte ndaj 6 ish-gardianëve për keqtrajtim të të burgosurve shqiptarë

Aktakuza për krime lufte ndaj 6 ish-gardianëve për keqtrajtim të të burgosurve shqiptarë

“Çdo produkt, i sigurt për konsumim”, vërtetohet që qumështorja Vita njoftoi për uljen e kapacitetit

“Çdo produkt, i sigurt për konsumim”, vërtetohet që qumështorja Vita njoftoi për uljen e kapacitetit

Prishen ndërtime pa leje në bregdetin e Jalës

Prishen ndërtime pa leje në bregdetin e Jalës

Ronaldo tha diçka para penalltisë kundër Kroacisë, ka dy teori rreth asaj që shqiptoi portugezi

Ronaldo tha diçka para penalltisë kundër Kroacisë, ka dy teori rreth asaj që shqiptoi portugezi

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Sahatçiu: 50 për qind e fermerëve të Kosovës e sjellin qumështin te VITA, nuk kemi asgjë për të fshehur

Sahatçiu: 50 për qind e fermerëve të Kosovës e sjellin qumështin te VITA, nuk kemi asgjë për të fshehur

Iu vodhën para çiftit të turistëve duke i kërcënuar me armë, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Shkodër

Iu vodhën para çiftit të turistëve duke i kërcënuar me armë, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Shkodër

Pamje të rënda, konfirmohet therja me thikë në Drenas, policia jep detaje

Pamje të rënda, konfirmohet therja me thikë në Drenas, policia jep detaje

0:000:00