POLICIA: Xhandarmëria serbe rrëmben një shtetas të Kosovës brenda territorit të Republikës

POLICIA: Xhandarmëria serbe rrëmben një shtetas të Kosovës brenda territorit të Republikës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës dyshohet është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe, shkruan Periskopi. “Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), […]

“Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe.

Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka ndërmarrë veprimet e saja hetimore, duke intervistuar dëshmitarë të rastit, përmes të cilëve janë siguruar informacione se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante dhe me organet e drejtësisë, ku në konsultim me prokuroren kompetente të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, është iniciuar rasti.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit, duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet e sigurisë.

 

Të ngjashme
Messi me një mesazh për tifozët argjentinas para finales së sotme

Messi me një mesazh për tifozët argjentinas para finales së sotme

28 vjet nga masakra e Rahovecit

28 vjet nga masakra e Rahovecit

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi

Pejë: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Pejë: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Familjarët rrahën mes vete në Prishtinë, lëndohet një grua – arrestohen katër persona

Familjarët rrahën mes vete në Prishtinë, lëndohet një grua – arrestohen katër persona

Hysni Gucati nesër para Gjykatës në Drenas, nuk dihet arsyeja

Hysni Gucati nesër para Gjykatës në Drenas, nuk dihet arsyeja

Aksidenti i rëndë ku vdiq gazetari i njohur nga Vlora: I lënduar mbeti edhe një 18-vjeçar

Aksidenti i rëndë ku vdiq gazetari i njohur nga Vlora: I lënduar mbeti edhe një 18-vjeçar

Mëngjes i qetë nëpër pikat kufitare, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Mëngjes i qetë nëpër pikat kufitare, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Finale titanësh: Spanja dhe Argjentina sonte në duelin për ‘kurorën e botës’

Finale titanësh: Spanja dhe Argjentina sonte në duelin për ‘kurorën e botës’

Kosova humb 43 milionë euro nga BE-ja, IKD: Vetëm 0.2% e diskutimeve në Kuvend ishin për integrimet europiane

Kosova humb 43 milionë euro nga BE-ja, IKD: Vetëm 0.2% e diskutimeve në Kuvend ishin për integrimet europiane

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Anglia nuk ka të ndalur, Saka realizon golin e tretë

Anglia nuk ka të ndalur, Saka realizon golin e tretë

Humbën orientimin në malin e Çikës, shpëtohen dy turistët gjermanë

Humbën orientimin në malin e Çikës, shpëtohen dy turistët gjermanë