Nvidia bëhet kompania më e vlefshme në botë

Nvidia bëhet kompania më e vlefshme në botë

Kompania e çipave, e cila ka gëzuar një ngjitje të madhe gjatë 18 muajve të fundit mes entuziazmit mbi AI gjeneruese, u ngjit 3.4 për qind afër orës 13:25 (1725 GMT), duke i dhënë asaj një kapitalizim tregu prej rreth 3.3 trilionë dollarë, pak përpara Microsoft dhe Apple. Kompania me bazë në Kaliforni, e cila […]

Kompania e çipave, e cila ka gëzuar një ngjitje të madhe gjatë 18 muajve të fundit mes entuziazmit mbi AI gjeneruese, u ngjit 3.4 për qind afër orës 13:25 (1725 GMT), duke i dhënë asaj një kapitalizim tregu prej rreth 3.3 trilionë dollarë, pak përpara Microsoft dhe Apple.

Kompania me bazë në Kaliforni, e cila drejtohet nga Jensen Huang, ka parë rritje të fitimeve për shkak të kërkesës së madhe për çipat e saj të fuqishëm GPU, të cilët kanë vendosur ritmin e industrisë në nxitjen e përparimeve të reja në AI, përcjell Telegrafi.

Në maj, Nvidia raportoi një fitim neto prej 14.9 miliardë dollarësh, ndërsa të ardhurat e saj prej 26 miliardë dollarësh ishin pothuajse katërfishi i asaj që mori gjatë të njëjtit tremujor fiskal të vitit të kaluar.

“Ne besojmë se gjatë vitit të ardhshëm gara për vlerën e tregut prej 4 trilion dollarësh në teknologji do të jetë në qendër të vëmendjes midis Nvidia, Apple dhe Microsoft”, thuhet në një shënim në fillim të kësaj jave nga Wedbush Securities.

“Çip-et GPU të Nvidia janë në thelb ari ose nafta e re në sektorin e teknologjisë pasi më shumë ndërmarrje dhe konsumatorë ecin shpejt në këtë rrugë me Revolucionin e 4-të Industrial që është duke u zhvilluar”. /Telegrafi/

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar