Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram është përballur me kritika pas prezantimit të funksionit të ri “Instants”, të cilin shumë përdorues e kanë cilësuar si një kopje të Snapchat-it.

Funksioni i ri u lejon përdoruesve të ndajnë fotografi që zhduken pasi miqtë i shohin, njësoj si formati i njohur i Snapchat. Meta thotë se “Instants” synon ta bëjë më të lehtë ndarjen e momenteve të përditshme me miqtë, në kohë reale.

Megjithatë, risia nuk është pritur mirë në rrjetet sociale. Në platformën X, disa përdorues e kritikuan Instagramin për mungesë origjinaliteti. “Instagramit iu deshën 15 vite për të kopjuar funksionin e parë të Snapchat-it”, shkroi një përdorues. Një tjetër komentoi: “A mund të ketë një platformë sociale që të mos përpiqet të bëhet si të gjitha të tjerat?”



Për disa përdorues, problemi nuk ishte vetëm ngjashmëria me Snapchat, por edhe mënyra e papritur se si funksioni aktivizohet. Një përdorues tregoi se kishte tentuar ta provonte “Instants” dhe, pa dashje, kishte shpërndarë një foto ndërsa ishte në tualet.


Meta e prezantoi funksionin përmes një postimi në blog, duke e përshkruar si një mënyrë për të ndarë fotografi të përditshme dhe spontane, pa filtra, pa presion dhe pa redaktime.

“Instants” ndodhet në këndin e poshtëm djathtas të kutisë së mesazheve në Instagram. Me një prekje të kamerës, përdoruesit mund të ndajnë fotografi me “Close Friends” ose me ndjekësit që i ndjekin edhe ata mbrapsht.

Për të bërë një foto, mjafton të shtypet butoni i bardhë. Por përdoruesit paralajmërohen të jenë të kujdesshëm, pasi mundësia për ta anuluar fotografinë shfaqet vetëm për pak sekonda dhe më pas zhduket, duke e dërguar imazhin te personat e zgjedhur.

Miqtë mund të reagojnë, të përgjigjen dhe të dërgojnë foto si përgjigje, por imazhi i dërguar mund të shihet vetëm një herë.

Edhe pse funksioni ka vetëm pak kohë që është publikuar, ai tashmë ka krijuar konfuzion. Disa përdorues janë ankuar se nuk e kuptonin menjëherë se si funksiononte dhe se kamera u hapej papritur. Një përdorues shkroi se kishte marrë një njoftim për “Instants” dhe pa dashje kishte dërguar një selfie te shumë persona.


Për ata që nuk duan ta përdorin funksionin, Instagram ofron mundësinë për ta fshehur. Përdoruesit duhet të hapin profilin e tyre, të shtypin tre vijat në këndin e sipërm djathtas, të zgjedhin “Content Preferences” dhe më pas të aktivizojnë opsionin “Hide instants in your inbox”.

Instagram ka sqaruar se kontrollet ekzistuese të aplikacionit, si bllokimi, heshtja dhe kufizimi i përdoruesve, vlejnë edhe për “Instants”. Sipas platformës, fotografitë mund të shihen vetëm nga personat që përdoruesi zgjedh: miqtë e ngushtë ose ndjekësit e ndërsjellë.



Të ngjashme
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit

Misioni i parë për menstruacionet në hapësirë

Misioni i parë për menstruacionet në hapësirë

Audi prezanton supermakinën më të shpejtë dhe më të fuqishme në historinë e vet

Audi prezanton supermakinën më të shpejtë dhe më të fuqishme në historinë e vet

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

Lajmi i mirë nga YouTube: Videot me inteligjencë artificiale do të etiketohen qartë

Lajmi i mirë nga YouTube: Videot me inteligjencë artificiale do të etiketohen qartë

BE-ja gjobit gjigantin kinez Temu me 200 milionë euro për lodra të rrezikshme për fëmijë dhe karikues të dëmtuar

BE-ja gjobit gjigantin kinez Temu me 200 milionë euro për lodra të rrezikshme për fëmijë dhe karikues të dëmtuar

Interneti është rikthyer pjesërisht në Iran, thotë organizata mbikëqyrëse

Interneti është rikthyer pjesërisht në Iran, thotë organizata mbikëqyrëse

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer