Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Një kompani kineze e robotikës ka afruar edhe më shumë fantashkencën me realitetin, pasi ka prezantuar robotin e parë të transformueshëm në botë që mund të drejtohet nga një njeri.

Roboti GD01, i zhvilluar nga Unitree Robotics, peshon rreth 500 kilogramë me pilotin në bord dhe është i aftë të kalojë nga ecja me dy këmbë në lëvizjen me katër gjymtyrë.


Makineria, e ndërtuar nga aliazh me rezistencë të lartë, është menduar për përdorim civil dhe përmban një kabinë ku një person mund të ulet dhe ta kontrollojë robotin.


Në një video demonstrimi, drejtori ekzekutiv i Unitree, Wang Xingxing, shihet duke hyrë në trupin e GD01, para se roboti të nisë lëvizjen. Makineria ecën si një robot humanoid, rrëzon madje edhe një mur me tulla me dorë, përpara se të transformohet në një mënyrë lëvizjeje me katër gjymtyrë.


Unitree e ka përshkruar krijimin, i cili është gati 2.7 metra i lartë, si “mecha”-n e parë të transformueshëm të prodhuar në masë.



Në rrjetet sociale, shumë përdorues e kanë quajtur robotin “ëndrra e çdo djali”, ndërsa të tjerë kanë bërë shaka duke thënë se është “gati për një ndeshje boksi me alienët”.

Megjithatë, çmimi është i lartë. Kush dëshiron ta blejë një të tillë duhet të paguajë rreth 650 mijë dollarë.

Pamja e GD01 sjell ndër mend robotët gjigantë “Jaeger” nga filmi “Pacific Rim”, ku makineritë drejtohen nga pilotë të vendosur në kabinë dhe të lidhur me sistemin përmes lëvizjeve fizike dhe sinjaleve nervore.

Ekspertë të teknologjisë kanë theksuar se ky nuk është thjesht një koncept laboratorik. Sipas tyre, ndërsa Perëndimi po ndërton robotë humanoidë shumë të avancuar, Kina po i zhvillon më shpejt, më lirë dhe në një shkallë më të madhe.



Një komentues në rrjetet sociale vuri në dukje se mbajtja e ekuilibrit gjatë ecjes është një arritje teknike e vështirë për një robot kaq të madh me dy këmbë, sidomos duke marrë parasysh aftësinë e tij për t’u transformuar dhe për të lëvizur edhe me katër gjymtyrë.

Sa i përket çmimit dhe planeve për prodhim në masë, Huang Jiawei, përfaqësues i marketingut në Unitree, tha se shifra prej 650 mijë dollarësh është vetëm një çmim paraprak referues. Sipas tij, versioni përfundimtar mund të ndryshojë në varësi të përmirësimeve të performancës.

Ai shtoi se kompania synon që përmes robotëve të rrisë efikasitetin e punës dhe të ndryshojë mënyrën se si njerëzit punojnë. “Produkti është ende në gjeneratën e parë dhe ka shumë hapësirë për zhvillim”, tha ai.

Mendohet se në të ardhmen makineri të tilla mund të përdoren në parqe tematike, argëtim imersiv, prodhime filmike, operacione shpëtimi dhe mjedise të vështira pune.



Megjithatë, ekspertët theksojnë se GD01 ka ende kufizime praktike. Ndër sfidat kryesore përmenden hyrja dhe dalja nga kabina, jetëgjatësia e baterisë, komoditeti i kufizuar, pasiguria rregullatore dhe mirëmbajtja komplekse.

Kina mbetet prej vitesh tregu më i madh në botë për robotët industrialë. Të dhënat e fundit tregojnë se vendi kishte qindra kompani të lidhura me robotët humanoidë, ndërsa numri i aplikimeve për patenta në këtë sektor po rritet ndjeshëm.

Sipas firmave kërkimore, kompanitë kineze kanë dominuar shitjet globale të robotëve humanoidë në vitin 2025. Vetë Unitree besohet se ka dërguar më shumë se 5,500 robotë humanoidë vitin e kaluar.

Së fundmi janë prezantuar edhe robotë të tjerë, përfshirë një humanoid për ngarkimin e bagazheve në aeroporte dhe një robot pingpongu që mund të mposhtë lojtarë elitarë. Muajin e kaluar, një robot fitoi gjysmëmaratonën e Pekinit, duke thyer rekordin njerëzor me gati shtatë minuta.

Të ngjashme
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit

Misioni i parë për menstruacionet në hapësirë

Misioni i parë për menstruacionet në hapësirë

Audi prezanton supermakinën më të shpejtë dhe më të fuqishme në historinë e vet

Audi prezanton supermakinën më të shpejtë dhe më të fuqishme në historinë e vet

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

Lajmi i mirë nga YouTube: Videot me inteligjencë artificiale do të etiketohen qartë

Lajmi i mirë nga YouTube: Videot me inteligjencë artificiale do të etiketohen qartë

BE-ja gjobit gjigantin kinez Temu me 200 milionë euro për lodra të rrezikshme për fëmijë dhe karikues të dëmtuar

BE-ja gjobit gjigantin kinez Temu me 200 milionë euro për lodra të rrezikshme për fëmijë dhe karikues të dëmtuar

Interneti është rikthyer pjesërisht në Iran, thotë organizata mbikëqyrëse

Interneti është rikthyer pjesërisht në Iran, thotë organizata mbikëqyrëse

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer