Me këtë truk të thjeshtë, ju mund të rrisni ndjeshëm fuqinë e motorit të veturës

Me këtë truk të thjeshtë, ju mund të rrisni ndjeshëm fuqinë e motorit të veturës

Shumë shoferë ëndërrojnë të kenë një motor më të fuqishëm, por pa shpenzuar ndonjë shumë të madhe parash. Një video tregon sesi mund të arrihet kjo, dhe nuk ka të bëjë me ndonjë modifikim qoftë edhe ai modifikim elektronik, transmeton Telegrafi. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të zvogëloni sasinë e vajit në […]

Shumë shoferë ëndërrojnë të kenë një motor më të fuqishëm, por pa shpenzuar ndonjë shumë të madhe parash.

Një video tregon sesi mund të arrihet kjo, dhe nuk ka të bëjë me ndonjë modifikim qoftë edhe ai modifikim elektronik, transmeton Telegrafi.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të zvogëloni sasinë e vajit në motor. Sigurisht, kjo lëvizje bie ndesh me sensin e shëndoshë dhe gjithçka që kemi mësuar për rolet thelbësore të vajit në një motor. Sidoqoftë, kjo gjë funksionon dhe një test specifik tregon se në çfarë mase.

Në kanalin në YouTube, The Motor Oil Geek, është publikuar një test motori në një dinamometër me sasi të ndryshme vaji.

Testi u krye në bashkëpunim me Ben Strader nga shkolla teknike private EFI University, dhe një motor Chevrolet V8 iu nënshtrua testit.

Ata fillojnë me një sasi minimale vaji, kështu që nuk është çudi që presioni i vajit është i ulët. Sidoqoftë, pajisja matëse tregon një fuqi maksimale madje 649 kuaj-fuqi.

Shtojnë vaj dhe presioni në motor rritet në një nivel të pranueshëm. Fatkeqësisht, fuqia bie në 630 kuaj-fuqi.

Së fundi, me sasinë e deklaruar të vajit, fuqia e motorit arrin në 569 kuaj-fuqi, që është rreth 10 për qind më pak se vlera fillestare.

Ky test tregon se si ulja e nivelit të vajit sjell më shumë fuqi nga motori. Më pak vaj në motor do të thotë më pak fërkim dhe më pak lëng që “frenon” rrotullimin e motorit. /Telegrafi/

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar