Arsyet pse duhet ta fikni telefonin së paku një herë në javë

Arsyet pse duhet ta fikni telefonin së paku një herë në javë

E fikni ndonjëherë telefonin? Nëse përgjigja është jo, duhet të ndryshoni dhe ta fikni dhe ndizni telefonin të paktën një herë në javë. Është vetëm një nga rekomandimet e Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA), e cila ka publikuar një sërë këshillash të tjera për përdoruesit e telefonave për t’i mbrojtur nga sulmet e hakerëve […]

Është vetëm një nga rekomandimet e Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA), e cila ka publikuar një sërë këshillash të tjera për përdoruesit e telefonave për t’i mbrojtur nga sulmet e hakerëve dhe viruseve.

Telefoni mund të ndikohet nga një sërë kërcënimesh sigurie, nga ‘phishing’, ‘malware’ e deri te ‘spyware’, shkruan DailyMail.

Një mënyrë për t’u mbrojtur nga sulmet që mund të infektojnë pajisjen tuaj pa asnjë ndërveprim nga ana juaj është të fikni periodikisht telefonin dhe pastaj ta ndizni përsëri, të paktën një herë në javë. Ky veprim i thjeshtë mund ta bëjë më të vështirë për hakerat vjedhjen e informacionit nga telefoni, megjithëse NSA-ja paralajmëron se jo gjithmonë do ta parandalojë sulmin.

Përveç fikjes së telefonit, NSA-ja këshillon përditësimin e rregullt të aplikacioneve dhe sistemit operativ për të marrë përditësimet më të fundit të sigurisë.

Instaloni aplikacione vetëm nga dyqanet zyrtare, të tilla si Apple App Store ose Google Play Store.

Jini të kujdesshëm ndaj rrjeteve publike Wi-Fi dhe shmangni ato kur është e mundur. Fikni Bluetoothin kur nuk e përdorni për të parandaluar që pajisjet e tjera të lidhen dhe të kenë qasje në telefonin tuaj, thuhet tutje në rekomandimet e NSA-së.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar