“Nuk e kam njoftuar Fitoren që do të aplikoj”, thotë vëllai i deputetes së VV-së që mori grant nga Peci

“Nuk e kam njoftuar Fitoren që do të aplikoj”, thotë vëllai i deputetes së VV-së që mori grant nga Peci

Vëllai i deputetës së VV, Fitore Pacolli,  Blerimi që mori grant nga Faton Peci, kanë reaguar për herë të parë pas publikimit të kontratës, shkruan Periskopi. Përmes një postimi në Facebook, Blerimi mohoi se ka ndikuar fakti që është vëllai i Fitore Pacollit, duke shtuar se kur ka aplikuar nuk e ka njoftuar  motren deputete. […]

Përmes një postimi në Facebook, Blerimi mohoi se ka ndikuar fakti që është vëllai i Fitore Pacollit, duke shtuar se kur ka aplikuar nuk e ka njoftuar  motren deputete.

“Kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në Fitoren e as nuk e kam informuar se do të aplikoj. Unë jam i barabartë me fermerët tjerë pavarësisht se kënd e kam motër apo vëlla dhe kam pasur të drejtë të aplikoj prandaj edhe kam aplikuar. E kam fituar grantin sepse i kam plotësuar kriteret jo sepse e kam Fitoren motër”, ka shkruar ai

Reagimi i Blerim Pacollit:

Sqarim
Unë Blerim Pacolli, kam vite që merrem me bujqësi në Kosovë dhe dje emri im është lakuar nëpër portale kinse unë paskam fituar grantin vetëm pse jam vëllau i Fitore Pacollit.
Këtë veprimtari unë e kam filluar vite më herët, para se Fitorja të inkuadrohet në politikë. Unë kam kultivuar me vite grurë dhe aronia për të cilat edhe kam përfituar subvencione në Komunën e Prishtinës ashtu siç kanë përfituar fermerët tjerë. Pastaj e kam zgjeruar investimin në kultivimin e dhive malore për të vazhduar me lopë qumështore.

Deri sot çdo gjë që e kam investuar në Kosovë, e kam bërë me financa të mia të cilat i kam përfituar duke punuar me djersë në Londër përgjatë 30 viteve në mërgim. Unë kam investuar në Kosovë sepse kam vendosur që bashkë me familjen të kthehem dhe kam punësuar punëtorë duke ndihmuar banorë të zonave ku kam edhe investimet.

👉Vëllau i Fitore Pacollit fiton grant 100.000 euro

Kjo nuk është e vërtetë. Unë kam fituar grant por nuk i kam fituar 100.000 euro siç po shkruhet nëpër portale. Kam aplikuar me projekt për shtallë për lopê qumshtore, vlera e të cilit arrinë në 100.000 euro. Ministria mbulon 65% shumës së projektit ndërsa unë me financat e mia mbuloj 35% të vlerës. Kush do që din pak matematikë të nivelit fillestar e kupton se vlera që Ministria mbulon projektin është 63.000 euro asnjë cent më shumë.

👉 Biznesi “Alda Farm Ria” është regjistruar para pak ditëve

Po bëhet propagandë dhe po tentohet të më njollosin mua kinse unë e paskam hapur biznesin për të manipuluar e përfituar shpejtë dhe pa meritë. Unë kam vepruar siç është e përcaktuar me kritere të Ministrisë. Si fermer nuk kam pasur biznes të regjistruar, siç nuk kanë shumica e fermerëve. Të kesh biznes të regjistruar para se të aplikosh për grant nuk kriter. Mirëpo, në momentin kur e fiton grantin, duhet patjetër të regjistrohet biznesi pasi që kontrata duhet të bëhet ndërmjet Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë dhe biznesit (personit juridik) e jo fizik. Të gjithë ata që kanë kanë pak njohuri rreth granteve e dijnë që fillimisht kërkohet që të plotësohen kushtet e aplikimit, pastaj nëse e fiton grantin kërkohet regjistrimi i biznesit dhe në fund nënshkrimi i kontratës. Unë kam vepruar siç jam udhëzuar nga Ministria.

👉 Grantin e ka fituar sepse e ka motrën deputetet

Nuk qëndron. Të gjithë ata fermerë që kanë aplikuar sikurse unë dhe kanë plotësuar kriteret e kanë fituar grantin dhe nuk kanë pasur nevojë të ndihmohen nga dikush që njohin. E kanë fituar sepse e kanë merituar. Njësoj edhe unë kam aplikuar. Kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në Fitoren e as nuk e kam informuar se do të aplikoj. Unë jam i barabartë me fermerët tjerë pavarësisht se kënd e kam motër apo vëlla dhe kam pasur të drejtë të aplikoj prandaj edhe kam aplikuar. E kam fituar grantin sepse i kam plotësuar kriteret jo sepse e kam Fitoren motër. Dyshimet nuk mund t’ua hjeku unë e as nuk e kam ndërmend të tentoj ta bëjë një gjë të tillë.

Ju si gazetar “profesional” nuk ju lejohet të publikoni dezinformata duke e ditur që asgjë çka ju pretendoni nuk është e vërtetë. Gazetarët e mirëfillt hulumtojnë dhe mbledhin faktet e pastaj reagojnë. Me postimet që dje keni bërë ju e keni shkelur etikën e gazetarisë. Keni shpifur kinse e paskam fituar grantit pa meritë. Keni shpifur aq ultë pa prezantuar asnjë fakt të vetëm se Fitorja dhe Ministri Peci më paskan ndihmuar. Keni shpifur ultë në mënyrë që publikut t’i servoni lajme të pavërteta.
Nëse keni fakte që Fitorja paska ndikuar në përfitimin e grantit publikoni ato mos shpifni.

Unë gjatë gjithë jetës time kam jetuar e punuar me nder e do të vazhdoj kështu.

Të ngjashme
Anëtarët e KGJK-së lëshojnë mbledhjen pas debatit për gjyqtarët serbë

Anëtarët e KGJK-së lëshojnë mbledhjen pas debatit për gjyqtarët serbë

Tragjedi në Shtime: Humb jetën 3-vjeçari, dyshohet se u ngulfat me një copë mishi

Tragjedi në Shtime: Humb jetën 3-vjeçari, dyshohet se u ngulfat me një copë mishi

Shpend Ahmeti dënohet me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë

Shpend Ahmeti dënohet me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2026 – ja ku renditet Kosova

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2026 – ja ku renditet Kosova

Ministria e Bujqësisë publikon rekomandime për fermerët pas dëmeve nga breshëri

Ministria e Bujqësisë publikon rekomandime për fermerët pas dëmeve nga breshëri

E rëndë: Babai dhe nëna e marrin në telefon ‘Live’ teksa RENEA kërkon ta arrestojë të birin e tyre

E rëndë: Babai dhe nëna e marrin në telefon ‘Live’ teksa RENEA kërkon ta arrestojë të birin e tyre

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Haxhiu akuzon ndërkombëtarët për presion ndaj KGJK-së: Kush nga ata...?

Haxhiu akuzon ndërkombëtarët për presion ndaj KGJK-së: Kush nga ata...?

(VIDEO) Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

(VIDEO) Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

DW: Vala e falimentimeve në Gjermani - Alarm për ekonominë?

DW: Vala e falimentimeve në Gjermani - Alarm për ekonominë?

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: 35 vjeçari ia vret babanë ish gruas dhe ia plagos nënën – rrethohet nga policia

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: 35 vjeçari ia vret babanë ish gruas dhe ia plagos nënën – rrethohet nga policia

Më 6 gusht mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit

Më 6 gusht mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit

SHBA alarmon për sulmet ruse ndaj shkencëtarëve bërthamorë

SHBA alarmon për sulmet ruse ndaj shkencëtarëve bërthamorë