Faton Peci i jep bashkëpartiakut të tij mbi 50 mijë euro për ndërtimin e tri vilave (DOKUMENT)

Faton Peci i jep bashkëpartiakut të tij mbi 50 mijë euro për ndërtimin e tri vilave (DOKUMENT)

Faton Peci, ministër i Bujqësisë i ka dhënë grant bashkëpartiakut të tij, Bahtijar Berishës, në projektin mbi 84 mijë euro për ndërtimin e tri vilave në Komunën e Dragashit. Ky projekt u miratua nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), e cila vendosi të financojë 60% të kësaj shume. Periskopi ka siguruar dokumentet e fotot, […]

Enis Rrustemi, Periskopi

Projekti për ndërtimin e tri vilave i cili kap vlerën e mbi 84 mijë euro, u miratua nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Bahtijari aplikoi në AZHB për këtë projekt, e ku nuk e pati të vështirë që të financohet me rreth 50 mijë euro për ndërtimin e këtyre vilave.

“Pas kontrollës administrative, kritereve të vlerësimit dhe kontrollës së parë në terren, projekti juaj i plotëson kriteret për fillimin e investimeve sipas UA Nr. 04/2022.
Pranohen për investim pikat e cekura sipas: Përshkrimi të blerjeve përmes projektit dhe bazuar në Listën e investimeve të pranueshme të sektorit, me vlerën e kërkuar në projekt apo llogaritur në bazë të çmimores së AZHB’së, si në vijim:

1. Shtëpiza malore druri për ofrimin e shërbimeve të akomodimit, 3 shtëpiza me nga 5 shtretër, 2 dhoma gjumi, banjo dhe dhoma e ndejës secila sipas skicave dhe paramasës, me vlerë: 84,170.00 euro”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e lëshuar nga AZHB.

Biznesi i Bahtijar Berishës, me të cilën aplikoi për këtë grant në AZHB

Periskopi ka arritur të siguroj edhe fotot gjatë kohës së ndërtimit të këtyre vilave.

 

Një afërsi me Bahtijar Berishën, shihet që përveç Pecit, e ka edhe Presidentja Osmani (themeluese e Listës Guxo), e cila nuk ka hezituar ta promovojë atë gjatë një vizite në Dragash.

/

Bahtijar Berisha në të djathtë, së bashku me Pecin e Haxhi Avdylin

Prej 21 kandidatëve, ja qysh arriti motra e Blerim Gashanit të punësohej në ministrinë e Pecit (DOKUMENT)

/Periskopi/

Të ngjashme
Anëtarët e KGJK-së lëshojnë mbledhjen pas debatit për gjyqtarët serbë

Anëtarët e KGJK-së lëshojnë mbledhjen pas debatit për gjyqtarët serbë

Tragjedi në Shtime: Humb jetën 3-vjeçari, dyshohet se u ngulfat me një copë mishi

Tragjedi në Shtime: Humb jetën 3-vjeçari, dyshohet se u ngulfat me një copë mishi

Shpend Ahmeti dënohet me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë

Shpend Ahmeti dënohet me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2026 – ja ku renditet Kosova

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2026 – ja ku renditet Kosova

Ministria e Bujqësisë publikon rekomandime për fermerët pas dëmeve nga breshëri

Ministria e Bujqësisë publikon rekomandime për fermerët pas dëmeve nga breshëri

E rëndë: Babai dhe nëna e marrin në telefon ‘Live’ teksa RENEA kërkon ta arrestojë të birin e tyre

E rëndë: Babai dhe nëna e marrin në telefon ‘Live’ teksa RENEA kërkon ta arrestojë të birin e tyre

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Haxhiu akuzon ndërkombëtarët për presion ndaj KGJK-së: Kush nga ata...?

Haxhiu akuzon ndërkombëtarët për presion ndaj KGJK-së: Kush nga ata...?

(VIDEO) Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

(VIDEO) Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

DW: Vala e falimentimeve në Gjermani - Alarm për ekonominë?

DW: Vala e falimentimeve në Gjermani - Alarm për ekonominë?

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: 35 vjeçari ia vret babanë ish gruas dhe ia plagos nënën – rrethohet nga policia

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: 35 vjeçari ia vret babanë ish gruas dhe ia plagos nënën – rrethohet nga policia

Më 6 gusht mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit

Më 6 gusht mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit

SHBA alarmon për sulmet ruse ndaj shkencëtarëve bërthamorë

SHBA alarmon për sulmet ruse ndaj shkencëtarëve bërthamorë