Haxhiu pretendon se 250 euro të Blerta Deliut janë skandal më i madh se ai i Nagip Krasniqit, Rezervave Shtetërore dhe Martin Berishajt

Haxhiu pretendon se 250 euro të Blerta Deliut janë skandal më i madh se ai i Nagip Krasniqit, Rezervave Shtetërore dhe Martin Berishajt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, akuzoi deputeten opozitare të PDK-së, Blerta Deliun, se ka përfituar jashtëligjshëm mbi 2000 euro, të cilat sipas saj, kanë qenë të destinuara për pjesëmarrjen e Deliut në Kommisionin për viktimat e krimit. Haxhiu thotë se Deliu “edhe kur nuk ka shkuar në Komision, paratë për pjesëmarrje në Komision i kanë […]

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka nënkuptuar se 2500 euro që deputetja Blerta Deliu është paguar për pjesëmarrje në një Komision, ku ajo thotë se ‘herë nuk ka shkuar, e herë ka shkuar’.

Haxhiu tha se ky rast ‘nuk krahasohet me rastin e Nagip Krasniqit, Ridvan Muharremit dhe Martin Berishajt’.

Ndiqeni të transkriptuar deklaratën e Haxhiut në ATV:

‘Zonja Deliu Kodra, s’ka çare pa i kthy paret e Ministrisë edhe të buxhetit të shtetit sepse i ke marrë 2500 euro pare të qytetarëve edhe s’ke bo za. Qekjo është hajni, qëkjo është vjedhje. Me ligj paguhesh vec nëse shkon në Komision, ajo s’ka shku edhe u pagu.

Po  kur i del 250 euro ma shumë, a hic nuk ta prenë mendja me thanë kadal bre. Komisioni i kompenson viktimat e krimit, i koepsnon viktimat e krimit i kompenson viktimat e krimit, kjo përkundër faktit që ma shumë nuk ka shku në Komision, më shumë se që ka shku, i ka marrë pare më shumë se 2000 euro.

Me ligj paguhesh vec nëse shkon në Komision, ajo s’ka shku edhe u pagu.

Kur i del 250 euro ma shumë, se kemi me i vlerësu edhe zyrtarët që konsiderohen që e kanë shkelë detyrën zyrtare, a hic nuk ta prenë mendja më shumë, me thanë kadal bre, kah më dolën qito pare.

(Seriozisht a? – i thotë autori i emisionit, z.Leart Hoxha).

“Kur më dalin 200 euro ma shumë, unë e këqyri llogarinë tham kadal kush mi ka qitë bre.  Kësaj edhe pse i kanë dalë 250 euro në muaj më shumë, nuk i ka raportu. Kjo mundet me thanë “mi keni qitë”.

Për punën që s’e ka bo në Komision, i ka marrë mbi 2500 euro.

Luan rol sepse është keqpërdorim, sepse i ke marrë 2500 euro pare të qytetarëve edhe s’ke bo zo. Pse s’e qet Blerta Deliu fotografinë e vetë aty”, thotë Haxhiu, përcjell Periskopi.

(Ka edhe njerëz të partisë tuaj që, kanë marrë pare për naftë e kanë jetu në Prishtinë, e… – i thotë gazetari Leart Hoxha)

Haxhiu: ‘Nuk është e njëjta. Psh. mu me i marrë 250 euro pa punu është problem.

Gazetari Hoxha: E me marrë pare për naftë tuj jetu në Prishtinë çka është? E qysh doni me paditë?

Haxhiu: Me ia marrë me gjykatë, qishtu fillon luftimi i korrupsionit prej ma të voglit, unë jam për me luftu korrupsionin prej nalt, prej milionave edhe teposhtë. Ni zyrtar që ka integritet nuk i vjedh popullit pare bre, pikë nuk i vjedh.

Tash unë ia propozoj Blerta Deliut me qitë fotografinë e vetë, ndonëse Rozeta Hajdari asnjë cent nuk e ka keqpërdorë, Nagip Krasniqi asnjë cent nuk e ka keqpërdorë, nuk e kanë shti asnjë cent në xhep të vetin, zonja Deliu Kodra po.

Gazetari Hoxha: Qysh nuk i ka keqpërdorë ka përdorë 6 shifra pa marrë mallë, çka je tuj folë?

Haxhiu: Ka përfitu paligjshëm. Po, po Leart.

Gazetari Hoxha: I ka hupë 600 mijë euro të buxhetit, 200 herë paret e Blerta Deliu.

Haxhiu: Nuk është e vërtetë.

Gazetari Hoxha: Martin Berishaj ka qarkullu miliona kesh.

Haxhiu: Ka pasë Komision Hetimor për Martin Berishajn. Pse po e neglizhon, me pasë diçka, ish bë publike. Për rezervat shtetëore, Apeli tha se nuk ka bazë.

Kujtojmë se pas këtyre deklaratave, deputetja Deliu njoftoi se ka ngritur padi për shpifje ndaj ministres së Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu.

“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi.

Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar.

Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, Ministre!”, shkruan Blerta Deliu.  /Periskopi

 

 

Të ngjashme
Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen