Facebook ndryshoi logon e tij, a e vëreni ndryshimin?

Facebook ndryshoi logon e tij, a e vëreni ndryshimin?

Kompania Meta po ndryshon “sistemin e identitetit” të rrjetit social Facebook dhe këtu përfshihet edhe ndryshimi i pamjes së logos. Megjithatë, ndryshimi nuk është shumë i dukshëm, përveç se ngjyra blu është shumë më e errët dhe shkronja “f” është ndryshuar në mënyrë delikate. “Synimi ynë ishte të krijonim një dizajn të rifreskuar të logos […]

Megjithatë, ndryshimi nuk është shumë i dukshëm, përveç se ngjyra blu është shumë më e errët dhe shkronja “f” është ndryshuar në mënyrë delikate.

“Synimi ynë ishte të krijonim një dizajn të rifreskuar të logos së Facebook-ut që është më i guximshëm. Secili prej përmirësimeve të reja çon në harmoni më të madhe në të gjithë dizajnin si një element kyç i identitetit të aplikacionit. Ne e bëmë këtë duke shprehur më qartë Blu bërthamë e cila është vizualisht më e ‘arritshme’ në aplikacionin tonë dhe ofron një kontrast më të fortë me shkronjën ‘f’ për ta bërë atë të dallohet”, njoftoi Meta.

Edhe pse ndryshimet janë delikate, megjithatë ka kuptim që Meta të rifreskojë logon e Facebook në vend që ta ridizajnojë plotësisht atë. Kompania thotë se rrjeti social ka 2 miliardë përdorues aktivë në ditë, që do të thotë se çdo ndryshim vizual do të shihet nga shumë njerëz. Prandaj, është e kuptueshme që Meta zgjedh ndryshime relativisht të vogla në një nga logot më të njohura.

Meta ndryshoi gjithashtu pamjen e fontit të përdorur për të shkruar emrin e rrjetit social dhe përdori shkronjat e personalizuara Facebok Sans. Ekziston gjithashtu një gamë e re ngjyrash e dominuar nga nuancat blu, dhe pamja e emoticonit Reactions gjithashtu është ndryshuar.

Kompania thotë se kjo është vetëm faza e parë e rifreskimit të identitetit të Facebook.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar