26-vjeçari që dhunoi 11 vjeçaren, i dyshuar për vepra penale të ngjashme edhe në të kaluarën

26-vjeçari që dhunoi 11 vjeçaren, i dyshuar për vepra penale të ngjashme edhe në të kaluarën

Njëri nga pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë, Ekrem Rexhepi (26-vjeç), në databazën e Policisë së Kosovës figuron si i dyshuar edhe për vepra penale të ngjashme dhe për vepra penale tjera, thuhet në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Një vajzë e mitur, vetëm 11-vjeç, dyshohet se u dhunua të […]

Një vajzë e mitur, vetëm 11-vjeç, dyshohet se u dhunua të shtunën nga pesë persona. Katër nga ta janë arrestuar, në mesin e të arrestuarve është Ekrem Rexhepi dhe vëllai i tij i mitur, të dyve dje u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, veç e veç.

Sipas prokurorisë, Ekrem Rexhepi “në databazën e policisë dhe prokurorisë figuron si i dyshuar edhe për vepra penale të ngjashme dhe po ashtu edhe për shumë vepra penale tjera”.

Të hënën në mbrëmje u konfirmua arrestimi i dy personave tjerë të dyshuar për dhunimin e vajzës, ndërsa policia më vonë njoftoi për identifikimin e personit të pestë të dyshuar. I cili sipas policisë është kërkuar në shtëpi por nuk është gjetur dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor.

“Lidhur me rastin e “ dhunimit” policia deri në këtë fazë ka arrestuar gjithsej katër (4) persona, personi i pestë (5) është identifikuar, është kërkuar në shtëpinë e tij, nuk është gjet në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor”, ka njoftuar policia në mbrëmjen e së hënës.

Prokuroria, bazuar në deklaratën e viktimës, në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj 26-vjeçarit, përshkruan sesi ka ndodhur dhunimi i së miturës.

“Përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria, transmeton Gazeta Express.

Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.

Për ngjarjen që tronditi Kosovën është thirrur edhe protestë. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se të mërkurën do të protestojnë duke nisur nga ora 12:00. Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Aty do të kërkohet mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë, trajtim të drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për dhunuesit, si dhe legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray).

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka qujatur tronditës dhe çnjerëzor dhunimin seksual të së miturës 11 vjeçe.

“Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës”, ka shkruar Osmani ndër të tjera.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka kërkuar dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11 vjeçare.

“Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor”, ka shkruar kryeministri.

Të ngjashme
UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë

UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Kurti thotë se pas certifikimit të rezultateve do t’i fillojë “menjëherë” komunikimet për formimin e institucioneve

Kurti thotë se pas certifikimit të rezultateve do t’i fillojë “menjëherë” komunikimet për formimin e institucioneve

Tërhiqet vendimi ku VV tentonte t’i jepte 75 hektarë tokë të shtetit një kompanie të sapokrijuar

Tërhiqet vendimi ku VV tentonte t’i jepte 75 hektarë tokë të shtetit një kompanie të sapokrijuar

Tragjedia në Prizren, sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës

Tragjedia në Prizren, sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës

Rama publikon letrën e UÇK’së që thotë se Goxhaj refuzoi t’i bashkohet luftës në Kosovë, i bindur që Irani ka dorë në protestë

Rama publikon letrën e UÇK’së që thotë se Goxhaj refuzoi t’i bashkohet luftës në Kosovë, i bindur që Irani ka dorë në protestë

Inspektorati vazhdon me gjoba nga 200 euro për mbeturinat vëllimore në Prishtinë

Inspektorati vazhdon me gjoba nga 200 euro për mbeturinat vëllimore në Prishtinë

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?