Punësimet në KEK, përfshihet dhe Agjencia Kundër Korrupsionit

Punësimet në KEK, përfshihet dhe Agjencia Kundër Korrupsionit

Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se është involvuar në çështjen e punësimeve të cilat kanë mundur të ndodhin jashtëligjshëm në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës. Në fakt AKK-ja ka njoftuar se do të merret vetëm me rastet nëse ka konflikt të interesit ku mund të jenë përfshirë zyrtarët e lartë publik. AKK ka […]

Në fakt AKK-ja ka njoftuar se do të merret vetëm me rastet nëse ka konflikt të interesit ku mund të jenë përfshirë zyrtarët e lartë publik.

AKK ka thënë se gjatë ditës së djeshme, nga monitorimi i mediave, janë informuar me pretendimet që ka pasur parregullsi në procesin e fundit të rekrutimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

AKK, po ashtu, ka thënë se ka  pranuar edhe telefonata dhe interesime të individëve të ndryshëm në lidhje me rolin që mund të ketë AKK në trajtimin e këtyre pretendimeve.

Rrjedhimisht, në lidhje me këtë temë, AKK,  njofton se:

Zhvillimi i procedurave hetimore administrative në AKK mund të  iniciohen edhe sipas detyrës zyrtare, kërkesave dhe denoncimeve nga palët me interes, pra edhe në rastet kur AKK informohet nga mediat.

Zhvillimi i procedurave hetimore administrative pushojnë në rastet kur për temën e njëjtë zhvillohen hetime penale, nga Policia e Kosovës apo Prokuroria.

AKK është institucion kompetent për trajtimin e rasteve të pretenduara për konflikt te interesit sipas ligjin nr. 06/L-011.

Me datë 05 prill 2022, Prokuroria themelore të Prishtinës, përmes njoftimit publik ka konfirmuar që kjo prokurori ka iniciuar hetime për të njëjtin rast.

Rrjedhimisht, AKK nuk mund të ndërmarr procedura hetimore administrative që për  njëjtin rast janë iniciuar hetime nga Prokuroria.

Ndërsa, në lidhje me pretendimet për konflikt të mundshëm te interesit në këtë proces, AKK ka filluar mbledhjen dhe trajtimin e informatave relevante duke përfshirë edhe kontaktin me autoritetin përgjegjës për parandalim te interesit në kuadër te KEK-ut. Procedura për shqyrtimin e konfliktit te interesit është konfidenciale. /Periskopi/

Të ngjashme
Zejnulla Gashi merr detyrën e re: Do të jem kryeprokuror i të gjithëve

Zejnulla Gashi merr detyrën e re: Do të jem kryeprokuror i të gjithëve

Thaçi pas intervistimit pretendon se u shantazhua: Isha në cilësinë e dëshmitarit

Thaçi pas intervistimit pretendon se u shantazhua: Isha në cilësinë e dëshmitarit

FIFA përgatit ndëshkime për lojtarët dhe trajnerët që kritikuan gjyqtarët pas Kupës së Botës

FIFA përgatit ndëshkime për lojtarët dhe trajnerët që kritikuan gjyqtarët pas Kupës së Botës

Ushtria amerikane përgatit daljen përfundimtare nga Iraku

Ushtria amerikane përgatit daljen përfundimtare nga Iraku

Përfitoi nga amnistia penale, del nga burgu 43-vjeçarja që vrau motrën në Tiranë

Përfitoi nga amnistia penale, del nga burgu 43-vjeçarja që vrau motrën në Tiranë

Halil Thaçi dyshohet se kishte ndryshuar hartën e shpronësimeve në Shipitullë

Halil Thaçi dyshohet se kishte ndryshuar hartën e shpronësimeve në Shipitullë

A është kjo arsyeja pse Halil Thaçi po intervistohet në Prokurorinë Speciale?

A është kjo arsyeja pse Halil Thaçi po intervistohet në Prokurorinë Speciale?

Halil Thaçi i VV-së po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Halil Thaçi i VV-së po intervistohet në Prokurorinë Speciale

27-vjeçares nga Zvicra i zhduken 94 mijë franga nga valixhja në shtëpinë e prindërve në Pejë

27-vjeçares nga Zvicra i zhduken 94 mijë franga nga valixhja në shtëpinë e prindërve në Pejë

Sonte gjysmëfinalja e dytë Angli-Argjentinë

Sonte gjysmëfinalja e dytë Angli-Argjentinë

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Vazhdon trendi i rritjes së çmimit të naftës në Kosovë

Vazhdon trendi i rritjes së çmimit të naftës në Kosovë