Top 2 fjalimet homofobike dje në Kuvendin e Kosovës

Top 2 fjalimet homofobike dje në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës dje nuk e ka aprovuar Projektligjin e Kodit Civil për të cilin, më shumë mund të informoheni KËTU! Me debate të ashpra e gjuhë homofobike, ka kaluar dje seanca e Kuvendit të Kosovës. Mes shumë fjalimesh homofobike, spikaten tri. Ai i deputetit të Listës Guxo, që emrin e ka Burim dhe mbiemrin […]

Kuvendi i Kosovës dje nuk e ka aprovuar Projektligjin e Kodit Civil për të cilin, më shumë mund të informoheni KËTU!

Me debate të ashpra e gjuhë homofobike, ka kaluar dje seanca e Kuvendit të Kosovës. Mes shumë fjalimesh homofobike, spikaten tri. Ai i deputetit të Listës Guxo, që emrin e ka Burim dhe mbiemrin Meta, e dikur e kishte Karameta. Si dhe fjala e deputetes Labinotë Demi – Murtezi.

Fjalime kundër, kishte edhe plot të tjera, por të paktën, disa prej tyre nuk përmbanin gjuhë ofenduese ndaj komunitetit LGBTQ+

FJALIMI 1: Deputeti Burim (dikur Karameta) tani Meta 

“Të gjithë ne nëse duam familje, duhet ta krijojmë atë. Ne kemi të drejtë që fëmijëve tanë të braktisur e të krijuar nga natyrshmëria ta adaptojmë në një ambient ku nuk mund të krijojmë modelin e nënës dhe babait. Modelin e gjinisë së njëjtë dhe të kundërt. Dhe po këta fëmijë ndoshta nuk do të dëshironin një gjë të tillë dhe po këta fëmijë do të mund të jenë më agresiv dhe të dhunshëm në të ardhmen e tyre, pikërisht ndaj asaj gjinie që mungon modeli i tyre. Ne këtyre fëmijëve duhet t’iu ofrojmë familje e jo familjet t’iu krijojnë fëmijë. Natyrisht ne këtu jemi persona politik dhe duhet të kem parasysh edhe ndasinë politike dhe koston e saj, por më thoni se ku edhe sa afër organeve të Bashkimit Evropian jemi dhe më thoni se a është ky kushti i fundit për integrimin tonë në Evropë. Kam qenë, jam dhe do të vazhdoj të jem kundër ndaj çdo mënyre e cila ka për qëllim cenimin e shenjtërisë, familjes dhe mbajtjes së llojit”, tha deputeti në fjalë.

FJALIMI 2 MË HOMOFOBIK: Labinotë Demi – Murtezi

Deputetja tjetër që u shqua për gjuhë homofobike, ishte edhe Labinotë Demi Murtezi.

“Arsyeja e parë për të cilën mendoj se është më mirë që të mos parashihet në kod martesa apo bashkësia e regjistruar civile mes personave të gjinisë së njëjtë është mbrojtja e moralit publik. Secili shtet flet për vete se cili është standardi i moralit shoqëror në atë shtet. Standardi i moralit shoqëror në vendin tonë e dikton si të pranueshme vetëm martesën ndërmjet mes gjinive të kundërta. Çdo lidhje jashtë këtij kombinimi konsiderohet shthurje dhe degjenerim moral”, ka deklaruar ajo.

Si reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca ndaj këtyre dy fjalimeve?

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ishte më i ashpër me deputetët që janë pjesë e grupit parlamentar prej partisë kah ai vjen (Vetëvendosje).

Ja dy citatet e reagimeve të Konjufcës kundrejt fjalimeve të tilla në Kuvend:

“Duhet të kemi kujdes që në këtë kuvend të mos shprehemi në mënyrë paragjykuese dhe steorotipike. Në momentin kur personave të caktuar mendojmë që nuk janë bash normal dhe ju mungon diçka, apo janë më agresiv për arsyeje të caktuar të orientimit të tyre, kjo është fort e gabueshme, paragjykuese, steorotipike dhe unë jam kundër kësaj. Ju kisha lutur në fjalimet e juaja të ardhshme të përmbaheni nga këto forma gjykimesh, mendoj unë fort të pandershme”, ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca

“Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë të mbrojtur prej diskriminimit dhe prej paragjykimeve. Prandaj mendoj që nëse në diskursin tonë për njerëz të cilët kanë orientime të ndryshme seksuale ndaj nesh, përdorim terma si ‘shthurje’, ‘degjenerim moral’ dhe ‘sëmundje’, unë mendoj që janë të padrejta dhe jam kundër këtij diskursi”, tha Konjufca. /Periskopi

Lexo edhe: Homofobi e skajshme: Çka gjuajtën në lloç dje deputetët e Kuvendit? Bisedë me ish-ministrin Selim Selimi

Të ngjashme
UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë

UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Kurti thotë se pas certifikimit të rezultateve do t’i fillojë “menjëherë” komunikimet për formimin e institucioneve

Kurti thotë se pas certifikimit të rezultateve do t’i fillojë “menjëherë” komunikimet për formimin e institucioneve

Tërhiqet vendimi ku VV tentonte t’i jepte 75 hektarë tokë të shtetit një kompanie të sapokrijuar

Tërhiqet vendimi ku VV tentonte t’i jepte 75 hektarë tokë të shtetit një kompanie të sapokrijuar

Tragjedia në Prizren, sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës

Tragjedia në Prizren, sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës

Rama publikon letrën e UÇK’së që thotë se Goxhaj refuzoi t’i bashkohet luftës në Kosovë, i bindur që Irani ka dorë në protestë

Rama publikon letrën e UÇK’së që thotë se Goxhaj refuzoi t’i bashkohet luftës në Kosovë, i bindur që Irani ka dorë në protestë

Inspektorati vazhdon me gjoba nga 200 euro për mbeturinat vëllimore në Prishtinë

Inspektorati vazhdon me gjoba nga 200 euro për mbeturinat vëllimore në Prishtinë

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?