Tonale thuhet se do t’ia dyfishojë shitjet Alfa Romeos

Tonale thuhet se do t’ia dyfishojë shitjet Alfa Romeos

Vitin e kaluar shitja e veturave italiane Alfa Romeo kishte rënë në 55,000 copë, që ishte 8,300 vetura të shitura më pak se në vitin 2020.

Në fillim të shkurtit të këtij viti Alfa Romeo prezantoi modelin Tonale, një SUV ky kompakt krejtësisht i ri, një klasë më i ulët se modeli Stelvio.

Konkurrentët e drejtpërdrejtë të Tonales janë BMW X1, Mercedes GLA, Audi Q3 dhe Volvo XC40, si dhe modeli Jeep Compass, me të cilin Tonale ndan të njëjtën platformë.

Shitja e modeleve të prodhuesit të njohur italian kishte rënë vitin e kaluar, duke shënuar vetëm 55,000 ekzemplarë të shitur, që i bie 8,300 ekzemplarë më pak sesa numri i shitjeve në vitin 2020.

Sipas portal Auto News Europe, Alfa Romeo Tonale pritat t’i dyfishojë këto shifra. Kjo për shkak se me SUV’in e ri Alfa po hyn brenda segmentit më popullor të modeleve, atë SUV’ëve kompakt, me diku 2.5 deri në tre milionë copë të shitura në vit. Rrjedhimisht, italianët besojnë se Alfa Romeo Tonale do t’ua rrisë shitjet në mbi 100,000 njësi në vit.

Përndryshe, Alfa Tonale është modeli i parë i elektrizuar i prodhuesit italian, edhe pse nuk është planifikuar të jetë version plotësisht elektrik. Aktualisht ofrohen dy motorë kryesorë me benzinë: 1.5 turbo hybrid me 130 apo me 160 KF, dhe motori 1.3 turbo i kombinuar, me opsionin plug-in dhe me fuqi të përgjithshme prej 275 KF.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar