Renault, Lexus dhe Volkswagen me frena maksimalisht të sigurt, e BMW dëshpëron

Renault, Lexus dhe Volkswagen me frena maksimalisht të sigurt, e BMW dëshpëron

Automobili bavarez arriti të fitojë katër yje për shkak se sistemi i tij autonomy i frenimit shfaqte të meta kur godiste çiklistët. Ky është përfundimi i dalë nga testimi i sigurisë së automjeteve, i kryer nga Organizata Evropiane e Sigurisë (Euro NCAP), e cila tashmë i ka publikuar rezultatet e testimeve të fundit.

Numri maksimal i yjeve u fitua nga veturat Renault Megane E-Tech, Lexus NX, VW Polo i ridizajnuar dhe  nga VW Taigo, përderisa BMW Seria 2 arriti të fitojë një yll më pak.

Në fakt, kupeja bavareze mbeti një hap më poshtë se konkurrenca për shkak të sistemit të tij autonom të frenimit, i cili shfaqte probleme gjatë përplasjes me çiklistët. Përndryshe, në segmentet tjera  edhe BMW shfaqi një nivel të lartë të sigurisë.

Pesë yje për Meganin elektrik do të jenë shumë të dobishme për imazhin e Renaultit në treg, meqenëse vitin e kaluar ishte modeli elektrik Zoe ai që zhgënjeu në testim, ngase mori zero yje.

Ndryshe, që nga korriku i viti të kaluar Euro NCAP po prezanton kritere edhe më të rrepta të sigurisë, me theks të veçantë në sistemin autonom të frenimit. Organizata Evropiane e Sigurisë po ashtu thekson se “dhjetë vitet e ardhshme do të sjellin sfida të mëdha, duke marrë parasysh se vozitja e asistuar dhe ajo e automatizuar do të jenë në ballë të ndryshimeve që po vijnë”.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar