Profesori rus për D.Mail: Putini çon familjen e ngushtë në qytetin nëntokësor siberian

Sipas një profesori rus, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka fshehur familjen e tij në një ‘qyetet nëntokësor’ në Siberi, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi. Bunkeri i pajisur me teknologjinë e fundit gjendet në Malet Altai dhe është dizajnuar për t’u mbrojtur në rast të një lufte nukleare, pohon shkencëtari Valery Solovey. ‘Në fakt, ky […]
Bunkeri i pajisur me teknologjinë e fundit gjendet në Malet Altai dhe është dizajnuar për t’u mbrojtur në rast të një lufte nukleare, pohon shkencëtari Valery Solovey.
‘Në fakt, ky nuk është vetëm një bunker, por një qytet i tërë nëntokësor, i pajisur me teknologjinë e fundit”, shton ai.
‘Putin kishte planifikuar të shpallte fitoren e trupave ruse në mbrëmjen e së dieles-27 shkurt- dhe të njoftonte fundin e të ashtuquajturit ‘operacion special’ thekson shkencëtari rus.
Solovey paralajmëron: ‘Shpresoj se ky lajm do të thotë diçka për ju? Që presidenti dërgon familjen e tij në bunker?”
Solovey pohon se vendosja e familjes së tij vie për shkak të ‘dështimit’ të Putinit ndaj planit të tij strategjik për të pushtuar Ukrainën.
I pyetur rreth familjes së tij, kohë më parë Putin kishte thënë: “Unë kam një jetë private në të cilën nuk i lejojë interferimet. Ajo duhet të respektohet”/PERISKOPI















