Edhe BMW largohet nga Rusia

Edhe BMW largohet nga Rusia

Prodhuesi i njohur bavarez i automobilave ka njoftuar se po i pezullon të gjitha operacionet në Rusi.

BMW ka marrë vendim që ta ndalojë dërgimin e automjeteve në tregun rus, por edhe për të ndalë prodhimin e tyre në Kaliningrad. BMW i është bashkuar kështu një numri të konsiderueshëm të prodhuesve të veturave dhe pjesëve për vetura që po i ndërpresin lidhjet biznesore me Rusinë, në përputhje me sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore.

“Ne e dënojmë agresionin rus kundër Ukrainës, dhe po i monitorojmë zhvillimet e mëtejshëm të ngjarjeve me një shqetësim dhe tmerr të madh. Për shkak të situatës aktuale gjeopolitike, deri në vendimin tjetër, ne po e ndalojmë prodhimin vendor dhe eksportin tonë në tregun rus,” deklaroi një zëdhënës i BMW.

Siç dihet, dy vite më pare BMW hoqi dorë nga ndërtimi i një fabrike në Kaliningrad, megjithëse e ruajti partneritetin me prodhuesin rus Avtotor. Fabrika e përbashkët me Avtotor monton vetura vetëm nga pjesët e përgatitura paraprakisht. Vitin e kaluar në këtë fabrikë janë montuar  rreth 12,000 vetura, ndërkohë që në gjithë Rusinë nga Gjermania janë eksportuar rreth 47,000 vetura BMW.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar