Pavarësisht çmimit Range Rover thyen rekorde të shitjes

Pavarësisht çmimit Range Rover thyen rekorde të shitjes

Një prej simboleve të pakta të statusit në katër rrota, i cili po bashkëjeton me sukses me treshen gjermane, është sigurisht Range Rover, një degë kjo e veçantë e Land Roverit e rezervuar për të pasurit.

Range Rover ka qenë gjithnjë një sinonim luksi, dhe markë e pëlqyer e aristokracisë britanike për dekada me radhë. Duekt qartë se e tillë mbetet edhe edicioni i pestë i tij.

Në fakt, pavarësisht modernizimit dhe ndryshimeve të mëdha, modeli i ri i Range Rover vazhdon t’i ruaj gjenet britanike.

E dijmë tashmë se Range Roveri i ri është një prej SUV-ave më luksozë që bota ka parë ndonjëherë. Edicioni i ri sjell 126 patenta të reja, por edhe mundësinë që të vozitet ende me lëndë djegëse fosile. Po, po, mirë e lexuat, modeli ofrohet me benzinë ​​klasike, madje edhe me dizell, dhe tek pastaj vjen edhe versioni hibrid dhe elektrik plug-in.

I montuar mbi rrota të mëdha 23-inçëshe, Range Rover nxjerr luksin në çdo detaj të karoserisë së tij, të gjatë 505 cm, respektivisht 525 cm te versioni i zgjatur. Me një pamje të veçantë të jashtme, dhe me një interior plotësisht të modernizuar, Range Roveri i ri ofrohet edhe me shtatë ulëse. Ekrani digjital ka madhësi 13,7 inç, dhe pasohet nga një ekran tjetër qendror prej 13,1 inçëve. Edhe në ulëset e pasme janë dy ekrane, me nga 11.4 inç.

Vlen të përmendet edhe klima e re automatike trezonale, me sistemin e pastrimit të ajrit në kabinë Air Purification Pro3, i cili largon aromat por edhe shumë virusa, përfshirë SARS-CoV-2.

Ndryshe, Range Rover i ri ofrohet me pajisje SE, HSE, Autobiography, First Edition dhe si SV plotësisht i individualizuar. Modeli më i lirë në ofertë, një hibrid plug-in me 440 KF dhe pajisje bazë SE, kushton diku 140,000 euro. Më i shtrenjti ndërkaq shkon deri në 270,000 euro.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar