Facebook e Instagram mund të mbyllen në Evropë

Facebook e Instagram mund të mbyllen në Evropë

Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në të gjithë Evropën, njoftoi kompania Meta në raportin e saj vjetor, për shkak të problemeve me rregulloret evropiane që pengojnë transferimin, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të përdoruesve nga Evropa në serverët amerikanë. Sipas mediave evropiane, në raportin vjetor për Komisionin Amerikan të Letrave me Vlerë, Meta […]

Sipas mediave evropiane, në raportin vjetor për Komisionin Amerikan të Letrave me Vlerë, Meta paralajmëroi të enjten e kaluar se nëse korniza e re nuk miratohet, kompania do të mbyllë Facebook dhe Instagram në Evropë.

Meta thekson se përpunimi i të dhënave të përdoruesve ndërmjet vendeve është vendimtar për shënjestrimin e biznesit dhe reklamave.

Nëse nuk miratohet një kornizë e re, “ne ndoshta nuk do të jemi në gjendje të ofrojmë produktet dhe shërbimet tona më të rëndësishme, përfshirë Facebook dhe Instagram, në Evropë”, tha Meta.

Meta dikur ishte në gjendje të përdorte një kornizë të transferimit të të dhënave të quajtur Privacy Shield si bazë ligjore për transferimet transatlantike të të dhënave. Megjithatë, në korrik 2020, Gjykata Evropiane e Drejtësisë e anuloi marrëveshjen për shkak të shkeljeve të mbrojtjes së të dhënave. Gjykata konstatoi se kuadri ekzistues nuk mbron në mënyrë adekuate privatësinë e qytetarëve evropianë.

Si rezultat, kompanitë amerikane ishin të kufizuara në dërgimin e të dhënave evropiane të përdoruesve në SHBA dhe duhej të mbështeteshin në SCC (klauzola standarde kontraktuale). BE dhe SHBA kanë thënë se po punojnë për një version të ri ose të përditësuar të marrëveshjes.

“Sigurimi i një marrëveshjeje të re për flukset e sigurta të të dhënave transatlantike është një prioritet për ne dhe partnerët tanë amerikanë,” tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Euronews.

Negociatat janë intensifikuar muajt e fundit, me diskutime në nivel teknik dhe politik. Kjo përfshin kontakte të rregullta midis komisionarit Reynders dhe koleges së tij, sekretares së Tregtisë së SHBA-së, Gina Raymondo, shtuan ata.

“Këto negociata kanë vazhduar për disa kohë, duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjeve në diskutim dhe nevojën për të vendosur një ekuilibër midis privatësisë dhe sigurisë kombëtare,” tha zëdhënësi.

Nick Clegg, nënkryetar i Meta për çështjet globale, tha se nuk kanë absolutisht asnjë dëshirë dhe asnjë plan për t’u tërhequr nga Evropa, por Meta dhe shumë kompani organizata dhe shërbime të tjera, mbështeten në transferimin e të dhënave midis BE-së dhe SHBA-së për të punuar mbi shërbimet globale.

“Ne u bëjmë thirrje rregullatorëve të miratojnë një qasje proporcionale dhe pragmatike për të minimizuar ndërprerjen e mijëra kompanive që, si Facebook, janë mbështetur me mirëbesim në këta mekanizma të sigurt të transmetimit të të dhënave,” tha ai.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar