Evropa paralajmëron Metën e Zuckerberg, e ky ia jep një ultimatum kontinentit tonë

Evropa paralajmëron Metën e Zuckerberg, e ky ia jep një ultimatum kontinentit tonë

Aplikacionet e njohura të mediave sociale në pronësi të Meta-s, përfshirë Facebook dhe Instagram, mund të ndalohen në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë. Mark Zuckerberg ka kërcënuar se do të tërheqë shërbimet kryesore nga rajoni pas një mosmarrëveshjeje mbi ligjet për mbrojtjen e të dhënave me Evropën. Meta ka lëshuar në heshtje një paralajmërim duke […]

Aplikacionet e njohura të mediave sociale në pronësi të Meta-s, përfshirë Facebook dhe Instagram, mund të ndalohen në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë.

Mark Zuckerberg ka kërcënuar se do të tërheqë shërbimet kryesore nga rajoni pas një mosmarrëveshjeje mbi ligjet për mbrojtjen e të dhënave me Evropën.

Meta ka lëshuar në heshtje një paralajmërim duke thënë se mund të mbyllë shërbimet nëse Evropa nuk e lë të kryejë transferime transatlantike të të dhënave.

Kjo nënkupton transferimin e të dhënave private të njerëzve nga serverët e sigurt në Evropë, ku ato janë shumë të rregulluara, në ShBA, raporton DailyStar, transmeton Klankosova.tv.

Në një raport vjetor për një agjenci të qeverisë amerikane, Meta tha se kompania ndoshta do të duhet të ndalojë ofrimin e produkteve dhe shërbimeve më të rëndësishme nëse nuk miratohet një kuadër i ri.

Ndërsa Meta pretendon se ndarja e të dhënave mes vendeve dhe rajoneve është kritike për ofrimin e shërbimeve të saj, Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka penguar atë që ta bëjë këtë që nga korriku i vitit 2020. Kjo është kryesisht për të mbrojtur përdoruesit në të gjithë Evropën nga ndarja ose shitja e të dhënave të tyre pa dijeninë e tyre .

Modeli i biznesit i Facebook mbështetet pothuajse tërësisht në reklamat, të cilat i çojnë të dhënat personale të përdoruesve për të tregtuar dhe për t’u shitur produkte atyre.

Gjigandi i teknologjisë është vënë nën kritika gjatë viteve për mënyrën sesi algoritmet e tij synojnë përmbajtjen te përdoruesit sipas këtij modeli dhe është përballur me akuza për lejimin e përhapjes së dezinformatave.

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar