Jeep kërkon ndihmë nga njerëzit për ta emëruar makinën Wagoneer S

Jeep kërkon ndihmë nga njerëzit për ta emëruar makinën Wagoneer S

Jeep ka rrugës një Wagoneer elektrik. Kompania e prezantoi modelin dhe disa të tjerë në muajin shtator, duke e quajtur atë Wagoneer S në atë kohë. Sidoqoftë, ky nuk do të jetë emri i tij zyrtar kur të dalë në shitje. Jeep hapi një konkurs online duke kërkuar emra të mundshëm për këtë makinë, dhe […]

Sidoqoftë, ky nuk do të jetë emri i tij zyrtar kur të dalë në shitje. Jeep hapi një konkurs online duke kërkuar emra të mundshëm për këtë makinë, dhe për këtë po pyet qytetarët për ide të emrit.

Atij personi që i përzgjidhet ideja për emrin do t’i jepet një pako shpërblimi që ka vlerë prej 40 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.

Konkursi nisi më 23 nëntor dhe është i hapur deri të premten më 2 dhjetor.

Jeep ka një faqe interneti ku i pranon aplikimet, së bashku me formularin që duhet plotësuar. Secili që merr pjesë në këtë konkurs duhet të jetë shtetas amerikan.

Në tabelë, duhet të plotësoni të dhënat tuaja, aty gjendet edhe kutia ku duhet të jepni idenë për emrin, që duhet të jetë me 50 shkronja ose më pak.

Fituesi i çmimit të madh do të shpërblehet me udhëtim për skijim në Jackson Hole Mountain Resort. Paketa përfshin biletat e avionit, akomodimin, biletat e ashensorit, qiratë, udhërrëfyesin dhe udhëzimet si dhe një gift-card prej 1,000 dollarësh për të blerë në dyqan.

Në njoftim, kompania thotë se fituesi mund të marrë edhe tre persona me vete.

Jeep Wagoneer S është vetëm një EV që do t’i bashkohet linjës së prodhuesit të automjeteve në vitet e ardhshme. Jeep prezantoi gjithashtu Recon 2024, një SUV elektrik i fortë. Recon dhe Wagoneer S do të hyjnë në prodhim në vitin 2024 në SHBA.

 

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar