Çfarë ndryshon në profilet e Facebook nga 1 dhjetori?!

Çfarë ndryshon në profilet e Facebook nga 1 dhjetori?!

Facebook po heq disa fusha që përmbajnë informacione të profilit, duke përfshirë pikëpamjet fetare dhe politike. Facebook ka njoftuar përdoruesit se do të heqë katër fusha informacioni nga profili duke filluar nga muaji i ardhshëm. Këto fusha përfshijnë pikëpamjet fetare, pikëpamjet politike, adresat dhe fushën “të interesuarit”, e cila tregon orientimin seksual të përdoruesit. Ndryshimi […]

Facebook ka njoftuar përdoruesit se do të heqë katër fusha informacioni nga profili duke filluar nga muaji i ardhshëm. Këto fusha përfshijnë pikëpamjet fetare, pikëpamjet politike, adresat dhe fushën “të interesuarit”, e cila tregon orientimin seksual të përdoruesit. Ndryshimi do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Një zëdhënës i kompanisë tha se arsyeja e ndryshimit ishte për ta bërë rrjetin social më të lehtë për t’u përdorur.

“Si pjesë e përpjekjeve tona për ta bërë më të lehtë navigimin dhe përdorimin e Facebook, ne po heqim disa fusha të profilit: të interesuarit, pikëpamjet fetare, pikëpamjet politike dhe adresat. Ne po u dërgojmë njoftime personave që kanë plotësuar këto fusha, duke i njoftuar se do të hiqen”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Njoftimi tregon se informacionet e tjera të përdoruesve do të mbeten në profilet e tyre së bashku me informacione të tjera kontakti dhe bazë.

Vendimi i Facebook për të hequr qafe këto fusha specifike të profilit është pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar platformën e saj, e cila aktualisht përbëhet nga disa veçori që janë disi të vjetruara.

Vlen të theksohet se fushat e informacionit që Facebook ka vendosur të heqë janë ato që rrjetet e tjera të mëdha sociale nuk i ofrojnë. “Platformat si Instagram dhe TikTok kanë një model të biografive të thjeshta që lejojnë përdoruesit të ndajnë informacione rreth vetes pa hyrë në detaje specifike, të tilla si pikëpamjet politike ose fetare.”

Në të kaluarën, njerëzit mund të kenë qenë të interesuar të plotësojnë profilet e tyre me informacion shtesë, por ndërsa rregullat e privatësisë bëhen më të qarta dhe më të përcaktuara – përdoruesit mund të mos dëshirojnë më të ndajnë detaje shtesë për veten e tyre në internet.

Meqë ra fjala, “Meta” pushoi javën e kaluar 11 mijë punëtorë, që përbën rreth 13 për qind të fuqisë punëtore të saj

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar