Organizmi mbijetoi 24 mijë vjet i ngrirë në Siberi, kthehet në jetë “shëndosh e mirë”

Organizmi mbijetoi 24 mijë vjet i ngrirë në Siberi, kthehet në jetë “shëndosh e mirë”

Një organizëm multi-qelizor mikroskopik është rikthyer në jetë pasi kishte qëndruar i ngrirë për 24 mijë vjet në Siberi, sipas një hulumtimi të ri. Shkencëtarët nxorën këtë organizëm nga lumi Alayeza në Arktikun rus. Sapo u shkri, ai ishte i aftë të riprodhonte joseksualisht, pasi kishte kaluar mijëvjeçarë të tërë në gjendje të ngrirë të […]

Shkencëtarët nxorën këtë organizëm nga lumi Alayeza në Arktikun rus.

Sapo u shkri, ai ishte i aftë të riprodhonte joseksualisht, pasi kishte kaluar mijëvjeçarë të tërë në gjendje të ngrirë të njohur si kritobiosis, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Hulumtimet e mëparshme kishin thënë që këto organizma mund të mbijetojnë si të ngrirë për 10 vjet.

Por, studimi i ri i publikuar në Biologjia tash [Current Biology] të hënën, tregon që ato mund të zgjasin për mijëra vjet, nëse jo përjetësisht.

“Ajo që mund të thuhet është se organizmat shumë-qelizore mund të ngrihen dhe të ruhen si të tilla për mijëra vjet dhe më pas të rikthehen në jetë – një ëndër e shumë shkrimtarëve të fiksionit,” – tha Stas Malavin, nga Instituti i Rusisë për Probleme Biologjike dhe Fiziokimike.

Ai deklaroi që duhej studim shtesë.

Përcaktimi i moshës me radiokarbon përcaktoi se organizmi në fjalë ishte i vjetër prej 23 mijë e 960 vjet e deri në 24 mijë e 485 vjet.

Këto organizma të njohura edhe si “rrotulluesit Bdelloid” janë një klasë e rrotulluesve që gjenden nëpër mjedise të ujërave të freskëta në mbarë botën. Emri rrotullues vjen nga latinishtja dhe që do të thotë “rrotëmbajtës”. /Periskopi

Të ngjashme
Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike, kushton 640 mijë dollarë

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Stellantis prezanton planin ambicioz për modele të reja

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Musk humb ‘betejën’ për kontrollin e OpenAI, gjykata i jep të drejtë Altman-it

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Mercedes-AMG ka zbuluar kupenë e saj të parë elektrike me katër dyer

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Ky model i Toyotës dështon në testet e sigurisë

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Instagram kritikohet për “Instants”

Instagram kritikohet për “Instants”

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Roboti “mecha” me pilot del në treg

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

Pas 70 vjetësh Honda shënon humbjen e saj të parë vjetore

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

WhatsApp paralajmëron përdoruesit për përditësim urgjent

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar

Makinat moderne janë kompjuterë mbi rrota dhe korporatat po i përdorin për t'ju spiunuar